Njeriu i Berluskonit: Gjendje kritike, por e kapërcyeshme
BLEDAR HOTISituata e krijuar nga përmbytjet është plotësisht e kapërcyeshme. Ky ka qenë mendimi i të dërguarit special nga Kryeministrit italian Silvio Berluskoni, Roberto Guercio, gjatë takimit me kreun e Ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha. Sipas njoftimit për shtyp, Guercio theksoi se "e njeh situatën në Shqipëri, digat dhe specifikat e tyre, si dhe kompetencën e inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë, kjo situatë është plotësisht e kapërcyeshme". "është e rëndësishme që qytetarët të shohin dhe të vlerësojnë që autoritetet dhe profesionistët po përballojnë me seriozitet situatën, duke qenë të sigurt në administrimin e asaj që ka ndodhur dhe në projeksionin e evenimenteve që do të vijnë", tha Guercio, këshilltar special i Kryeministrit italian, për Komitetin e Mbrojtjes së Digave në Itali. Ai theksoi se Kryeministri Berluskoni urdhëroi kthimin e tij me urgjencë nga SHBA drejt Shqipërisë, për të siguruar mbështetjen totale të qeverisë italiane, në kapërcimin e kësaj situate plotësisht të menaxhueshme. Kryeministri Berisha shprehu falënderimet më të ngrohta për Kryeministrin Berluskoni dhe qeverinë italiane, për përgjigjen e shpejtë të tyre në ndihmë të përballimit të situatës së krijuar. Berisha shprehu seriozitetin me të cilin shteti shqiptar ka përballuar situatën, si dhe theksoi prioritetin e qartë dhe të prerë të qeverisë për mos humbjen e jetëve të njerëzve në këtë proces. Kryeministri e njohu të dërguarin italian me situatën e krijuar, si rezultat i prurjeve të jashtëzakonshme ujore në basenin e Drinit, si dhe me problematikat e shkarkimeve të ujit përgjatë të gjithë kaskadës së Drinit dhe me problemet e përmbytjeve në ultësirën e nën-Shkodrës. Guercio dhe ambasadori italian, Saba D'Elia, ofruan mbështetjen dhe asistencën e tyre dhe të shtetit italian në përballimin e kësaj situate, qoftë në aspektin e sigurisë së digave, qoftë në aspektin e emergjencave civile. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë, jo vetëm në përballimin e këtij momenti të vështirë, por dhe në trajtimin e çështjes së sigurisë së digave në një hark kohor më afatgjatë.I dërguari special ka zhvilluar dje një takim të posaçëm me zv.kryeministrin, Ilir Meta dhe Ministrin e Energjetikës, Dritan Prifti. Pas takimit, ministri Prifti deklaroi se "digat dhe hidrocentralet tona janë më të sigurta se kurrë. Aparatura satelitore për parashikimin e prurjeve në kaskadën e Drinit". "Mesazhi që unë duhet të jap është që shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për t'u shqetësuar, për sa i përket sigurisë së hidrocentraleve dhe digave tona. Ato janë tepër të sigurta. Ne do të vazhdojmë me shkarkimet e disiplinuara për të ruajtur sigurinë dhe garantimin e digave tona", tha Prifti. Zv.kryeministri Ilir Meta ka bërë të ditur se "do të punohet për vendosjen e një teknologjie moderne, për të garantuar qëndrueshmërinë e digave". Eksperti italian Guercio theksoi se "nuk ka asnjë rrezik sa i takon stabilitetit të digave. Digat pritet t'i rikthehen normalitetit në një periudhë të shkurtër. Situata mund të cilësohet kritike por jo dramatike. Ajo është nën kontroll. Strukturat e digave nuk paraqesin probleme strukturale. Nivelet e digave janë të larta, por janë poshtë nivelit maksimal. Ndërhyrja që ne po bëjmë shërben për të sjellë normalitetin brenda një kohe sa më të shpejtë".Situata dje (ora 19:00)FierzaPrurjet 1120 m3/sNiveli i liqenit 292.50 metraNiveli maksimal 296 metraDerdhjet 1120 m3/sTurbinat në punë 4 KomaniPrurjet 792 m3/s(anësore)Niveli i liqenit 173.40 metraNiveli maksimal 175 metraDerdhjet 2180 m3/sTurbina në punë 4Vau i DejësPrurjet 225 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 75.09 metraNiveli maksimal 76 metraDerdhjet 2465 m3/s Turbina në punë 5Ulëz-ShkopetPrurjet 364 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 128.08 metraNiveli maksimal 128.10 metraDerdhjet 744 m3/sTurbina në punë (4)(2)(dt.6.01.2010)Prodhimi 26.6 milion kwhEksporti 11.2 milion kwh Konsumi 21.7