E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton: “Sivjet do të martohem me Dagun”

Paris Hilton do të martohet gjatë këtij vitit. Trashëgimtarja e hoteleve thotë se dëshiron të fillojë një jetë serioze me të dashurin e saj Dag Reinhardt. “Jemi së bashku prej një viti dhe nuk kemi kaluar as një natë larg njëri-tjetrit. Ai është bërë miku im më i mirë. Më bën të ndihem si një princeshë çdo ditë. Nuk do ta përjashtoja martesën gjatë vitit 2010”. Biondja më në fund duket e lumur, pas kalvarit të gjatë të të dashurve që ndërrronte herë pas here. “Ashtu siç po shkon gjithçka ndërmjet nesh, unë shoh një të ardhme të ndritshme dhe të lumtur”, ka thënë Hilton për revistën “Life & Style”.

8 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›