Rihana rigjen dashurinë në Meksikë
Mbretëresha e muzikës pop ha rigjetur dashurinë: Rihana është parë në Meksikë duke u puthur e ledhatuar me yllin e basketbollit Met Kemp. Të dhënat e para për një histori dashurie mes të dyve janë bërë kur atleti shkoi në Dubai, për të kaluar mbrëmjen e madhe të vitit të ri, së bashku me këngëtaren seksi. Fotografitë e janë publikuar nga revista e thashethemeve “The Sun”, duke mos lënë asnjë fije dyshimi për këtë dashuri të re. Fotografitë janë realizuar gjatë pushimeve në Meksikë, ku dyshja në çdo çast nuk i kanë larguar duart nga njëri-tjetri, të pasionuar dhe me trupat perfektë. Këngëtarja duket e lumur teksa buzëqesh, duke lënë mënjanë historinë e hidhur me ish-të dashurin Kris Braun. Ajo mbështetet pas tij dhe e përqafon butësisht. Në një nga fotografitë, ylli i basketbollit shfaqet teksa prek trupin e të dashurës së tij, ndërsa në tjetrën ajo lag me ujë partnerin e saj.
8 Janar 2010