E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu i vetëm larg Europës është Edi Rama

14-06-2012 / Gazeta 55

Axhenda politike e kreut të opozitës është përqendruar vetëm tek propagandimi i vendimit për bllokimin e statusit kandidat për në BE. Ky shantazh i paskrupullt, i cili shoqërohet edhe me deklarime të porositura nga disa kryeqytete perëndimore s’fsheh dot perceptimin e përgjithshëm se Njeriu i vetëm larg Evropës është Edi Rama, politikani që deklaron se e urren politikën dhe njëkohësisht zbaton kriteret aziatike të privatizimit të forcës politike që ka marrë në kujdestari

I mbyllur në kuvlinë e tij, Edi Rama do ti duhet të përballet tashmë me anëtarësinë e PS-së, apo edhe me mbështetësit dhe simpatizantët e saj. Edhe betejën e fundit, atë të presidentit e humbi. Sikur të mos mjaftonte kjo, në ditëlindjen 21 të partisë, u shënua një tjetër “ditëlindje”, ajo e Lëvizjes “Nano për Fitoren e Socialistëve”, që më shumë se një lëvizje, është një andrallë jo e vogël për Edi Ramën.
Në këtë situatë, kur humbjet pasojnë njëra-tjetrën, kur argumentet për të mbajtur të karikuar anëtarësinë e PS-së kanë shteruar dhe kur një alternativë në formë lëvizje e ish-kryeministrit e liderit historik të PS-së po troket në portën e kuvlisë së Edi Ramës, atij nuk i ka mbetur shumë për të thënë e për të bërë…
Në fakt i ka mbetur diçka…, bllokimi i reformave dhe nëpërmjet tyre shantazhi për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë për në BE.
Në kushtet e mungesës së mundësisë për të zgjedhur, Edi Ramës nuk i mbetet gjë tjetër për të thënë e për të bërë, veç bllokimi i reformave dhe nëpërmjet tyre, shantazhimi për mosdhënien e dakordësisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Si alternativë e vetme, kjo sjellje e pritshme, e paralajmëruar prej atij vetë, do ti shërbejë për të mbajtur lart notat e optimizmit (të rrënuar tashmë) në radhët e anëtarësisë, simpatizantëve e mbështetësve të PS-së, duke shpresuar e menduar (sigurish gabimisht) se vetë-përjashtimi nga reformat dhe nga dakordësia e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, të mund të fajësojë qeverinë.
Në këtë pikë ai “i ka bërë hesapet pa hanxhinë”.
Axhenta e tij personale nuk mund të mbajë peng integrimin e Shqipërisë, aq shumë të dëshiruar për më shumë se 95 për qind e shqiptarëve. Halli që pas ditëlindjes së 21 të PS-së, është vetëm i tij dhe vetë-përjashtimi e vetë-distancimi nga Europa, nëpërmjet “ëndrrës së fshehur në sirtar” të bllokimit të reformave e nëpërmjet tyre edhe të statusit të vendit kandidat, nuk mund të shërbejë si argument për të tentuar fajësimin e qeverisë, kur më se 95 për qind e shqiptarëve, kanë tjetër dëshirë, që vetëm me hallin e Edi Ramës nuk ka lidhje…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›