Tahiri e Gentilini, diskutojnë për dialogun

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti të hënën në një takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian në Kosovë, Fernando Gentilini, me të cilin diskutoi rrjedhat e dialogut si dhe përgatitjet për raundin e pestë të bisedimeve.
Sipas një kumtese për media të Qeverisë, gjatë takimit u shqyrtuan elemente të rëndësishme të cilat do të jenë pjesë e një pakoje të mundshme të marrëveshjes që mund të mbërrihet në qershor ose korrik të këtij viti.
“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se krahas progresit të dialogut, duhet të përparojë edhe procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri përsëriti kërkesat për liberalizimin e vizave, hyrjen në marrëdhënie kontraktuare, marrjen e preferencave tregtare me BE, si dhe përshpejtimin e statusit të kandidatit në BE”, thuhet në kumtesë.