Rooney shton flokët

Wayne Rooney, e ka bërë transplantimin e flokëve. Sulmuesi i Manchester United vendosi t’i shtonte flokët me një intervenim kirurgjik, pasi që ato vazhdimisht ishin duke iu rralluar.
“Përshëndetje të gjithëve, kjo është koka ime”, ka shkruar përfaqësuesi anglez në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.
“Nevojiten disa muaj derisa të rriten. Është mjaft impresionuese, por gjithçka është normale”, shton ai.
Rooney e kishte bërë këtë premtim disa ditë më parë. Ai e postoi foton para se të udhëtonte drejt Barbados, ku do t’i kalojë pushimet me bashkëshorten Coleen dhe djalin Kai.
“Kam vendosur ta përdor transplantimin, sepse po bëhesha qel në moshën 25 vjeçare. Jam i lumtur me rezultatin. Premtoj se do ta postoj një foto të hënën”, thoshte Rooney, i cili e mbajti premtimin.Rooneyt kishin filluar t’i binin flokët në një moshë shumë të re. Por, ai e gjeti zgjidhjen dhe tash e tutje do të ketë më shumë flokë.