E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu me uniforme

Sa here shoh gjera disfunksionale p.sh. njerez qe pine Redbull pije qe stimulon aktivitet fizik kur ne fakt vetem rrine ulur ne bar per ore me radhe apo njerez qe te perplasin me makine dhe gjeja e pare qe bejne kur dalin nga makina te shohin mos iu prish parakolpi me mendje kerkoj te gjej zanafillen.
Si erdhi qe jemi bere keshtu Ku eshte gabuar
Ka me shume police se sa lypes neper rruge ky vend dhe ka me shume makina policie se karroca akulloresh.
Pse polici eshte ky qe eshte Ku eshte shtremberuar marredhenia e nje populli me policine e vet


LOJ SHEFASH
Shumica e njerezve instinktivisht nxjerrin fjalen shef kur ndalohen nga polici rrugor. shte deri diku komike kur per shembull nje profesor i drejtohet nje polici qe me gjase nuk ka mbaruar as te mesmen me fjalen shef.
Kjo eshte shenje nenshtrimi verbal ndaj nje njeriu qe eshte aty per te ndihmuar qarkullimin e qe vete duket i bezdisur nga fjala shef. Por ky eshte rast kur ai te ka ne dore.


Vete polici mund ti thote shef nje njeriu te forte nga ata qe qarkullojne me fuoristrada duke sfiduar hapur rregulloren te mbrojtur nga lidhjet qe kane lart.
Polici yne ka zhvilluar nje hunde te forte per te ndjere kush te fut ne telash. Kush prej shkelesve te ligjit eshte shef. Shefi i policit eshte kushdo qe arrin ti shtije friken.
E tera eshte nje loje frike. Polici ka frike nga ty ti ke frike nga ai. Ti nuk e di sa i forte eshte ai ai nuk e di sesa i forte je ti.


BAJRAKT
Njerezit e veshur me pushtet te perkohshem ne kete vend kane ndertuar institucione ku kushdo mund te ndjehet i perkohshem ne qofte se nuk mban vendin e vet.
Dhe te mbash vendin tend do te thote te luash me rregullat e perkohshme te vendosur nga te perkohshmit.
Qe te mos keqkuptohemi ka dhe shume pak njerez me pushtet te perjetshem. Sistemi i perkohshmerise eshte karuseli qe garanton vijueshmerine e tyre.
Sistemi i trashegueshem i bajraktareve qenka thene te na ndjeke pas deri brenda ne Europe.


Vini re kur ju kalojne sirenat e policise afer. Makinat me fenelina ndezur dhe sirena shurdhuese ne shumicen e rasteve po nxitojne per te shoqeruar dike te rendesishem dhe shume radhe per te shpetuar dike me pak te rendesishem.
Sepse polici per fatin e keq te tijin e tonin eshte nje qenie e perkohshme. Nje qenie qe mund ta pushoje nga puna krimineli te cilin paguhet qe te kape.


POLICI ME FYTYR T MIR
Ne mes te pluhurit shiut me pagesa minimale me kushte minimale i abuzuar verbalisht e akustikisht. 8 ore sherbim duke degjuar makthin e mijera borive te acaruara.
Mbi policin dhe jo vetem rrugorin zbrazen tere dufet e mllefet e nje populli te lodhur e te stresuar.


Edhe ai polici i derguar mish per top per te mbrojtur interesa te dyshimta e per te rrahur grate e fshatareve protestues pas kaskes ka nje fytyre njerezore. Ka nje familje e ca femije qe shohin tere ankth lajmet ne TV. Ka nje rroge qe duhet ta marre ne fund te vitit.
Nje polic ka fytyre njerezore kur te pyet ku studion e te flet me adhurim per arkitekturen. Ndoshta sikur ky vend te mos ishte keshtu ai mund te ishte bere nje arkitekt. I njeh rruget e Tiranes me mire se ata qe bene planin francez.
Fytyra njerezore e policit eshte kur te kthen dokumentet e te thote mos e bej me.
Nje polic nuk duhet te jete armiku por miku yt. Fytyra qe te ngjall besim.
Edhe kur vete shteti eshte pafytyre.


POLICI ME FYTYR T KEQE
Ka plot njerez te mire me uniforme te paafte per te bere ate qe ndjejne se duhet bere se u kerkohet te heshtin te falin te mbyllin syrin veshin e gojen te paguajne vete gjoben e merituar qe i vune shefit.
Mbi ne perplaset dufi i policeve te acaruar.
Te vjen te qeshesh e te qash kur nje polic shan me fjalor shtepie nje shofer te pakujdesshem ose i bertet nje makine me targa Delvine Delvina Ku shkon Delvina Po te gjithe idiote jeni ne Delvine O Delvina
Nese ke nje hall apo kerkon dicka informacion per nje x vend diku p.sh. i fundit qe te bie mendja te pyesesh eshte polici qe e ke aty krah teje... Klisheja qe kemi te stampuar ne koke eshte se ai nuk eshte ne sherbimin tone eshte ne sherbimin e ketij shteti qe e paguan me paga qesharake e qe e dhunon vete per interesa klienteliste te pushtetit te perkohshem.


Makinat e policise ose me nje tabele polici ne kroskot shkelin me shume se kushdo rregullat e qarkullimit.
Droga thone shoqerohet me eskorta policie.
Policet qe cuditerisht posedojne makina super te shtrenjta e me targa te huaja policet qe zene prite skutave per te zhvatur nje 20mije lekesh nga shoferet qe kthehen te pire nga pub-i policet qe jane gati te te godasin me dorezen e pistoletes nese gabimisht ke parkuar ne vendin e shefit jane fytyra e vertete e ketij shteti qe policet i ka mesuar instinktin me te keq te mbijeteses imitimin e bajraktarit.


POLICI 5 MIJ LEKSH
Me kerkoi 5 mije leke i dhashe nje 10-she se nuk kisha 5-she dhe me tha nuk kam kusur. Kjo eshte historia e nje mikut tim te kapur pa rrip sigurimi.
Zvetenimi i figures se policit eshte simboli i zvetenimit te shtetit. Por zvetenimi i figures se policit na ben te zvetenohemi dhe ne te bejme Pazar per 5mije lekesha pavaresisht nese jemi kengetare biznesmene apo prinder me femije ne makine qe hapin syte te habitur. E theksova 4-5 here fjalen zvetenim sepse ne syte e atyre femijeve ky zvetenim eshte ajo qe i pret kur te rriten. Little fifteen you help her forget the world outside... kendojne Depeche Mode.


Dyshoj nese ka akoma femije qe kur i pyet do te behesh kur te rritesh - te te pergjigjen - Polic Polici eshte ai fakiri qe pret 5mije lekeshin te xhami i makines e nuk te kthen kusur. Si mund te kene keta little 15 respekt per figuren e shtetit e te ligjit kur te xhami i makines se babit shohin nje qenie me uniforme qe lyp Lyp per mbijetesen e vet e te femijeve te vet.
Ju kujtohet si na trembnin te vegjel Haje buken se thirra policin...
Kete marredhenie kemi pasur me policin e diktatures.
Nje marredhenie qe degradoi ne menyre gati te parikuperueshme me policin e demokracise.


ZANAFILLA
Atehere ku eshte gabuar Pse njeriu me uniforme eshte adaptuar me format joligjore e mentalitetin jocivil
Kujtesa me kthen ne 2 prill 1991.
N.q.s. ka nje moment ku u percaktua sesi do te jete marredhenia e policit me qytetarin per shume vite me pas eshte gjyqi i 2 prillit dite ne te cilen gjate nje proteste ne Shkoder u vrane 4 protestues dhe u plagosen me dhjetera police.
Me kujtohet gjyqi i transmetuar dhe live qe me perngjante me skena gladiatoresh. 3 njerez te hedhur ne arene. Publiku ne delir. Publiku qe i qellonte me kepuce mu aty mbi banken e gjyqit. E vetmja gje qe nuk ndodhi ne ate gjyq ishte zbardhja e ngjarjes dhe gjetja e pergjegjesve te vertete. Me sa duket shume vete kishin interes te mos dilte e verteta ndersa popullit i duhej dhene ndonje koke turku. Edhe sot e kesaj dite pergjegjesit e vertete kushedi se nga bredhin me kale.


Ky eshte gjyqi i pare i eres se re ku policia perballej per nje krim kunder popullit te vet. Nese ky gjyq do te kishte vendosur nje standard drejtesie dhe transparence atehere marredhenia e dyanshme njerezore por dhe ligjore mes burrave me uniforme dhe qytetareve te thjeshte do te ishte me e shendoshe dhe e bazuar mbi besimin dhe ligjin.
Prandaj dhe ligji qe nga ajo dite eshte ajo kepuca e turmes se irrituar qe fluturon mbi njerezit e pagjykuar ende. Nje kepuce qe duar mjeshterore e orientojne me mjetet e tyre te dhunes mediatike.
Ne nje vend demokratik gjyqi i 2 prillit eshte nje gjyq qe duhet rihapur. Por jo te ne. Sepse ca njerez do te duhet te zbresin nga kali dhe te deshmojne. Dhe ata nuk kane kohe. Jane shume te zene duke administruar bajraqet e tyre. Nderkohe policet lagen ne shi dhe askujt nuk i vjen keq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›