E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Kosova ne zgjedhje

Sot ne Kosove do te mbahen zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare. Ne mesin e tyre jane tete parti politike nga radhet e komunitetit serb te cilet mendojne se me pjesemarrjen ne zgjedhje do te krijojne hapesire per te zgjidhur problemet me te cilat perballet komuniteti serb ne Kosove. Serbet kane vendosur te marrin pjese ne votime me gjithe qendrimin e Beogradit se nuk ka kushte per zhvillimin e tyre. Sllobodan Petrovic kryetar i Partise se Pavarur Liberale serbe e cila qe nga viti 2007 ishte pjese e institucioneve te Kosoves thote se pervoja e deritanishme ka deshmuar se pjesemarrja


ne zgjedhje eshte rruge per permiresimin e jetes se qytetareve por edhe per shtendosjen e marredhenieve ndermjet kombeve. Ne duhet te jetojme mire me te sigurt dhe kete ta ndajme se bashku me fqinjet tane. Ne perfaqesojme komunitetin serb por
nuk do ta kemi permbushur mandatin nese se vetem ky komunitet jeton mire - tha z. Petrovic duke nenvizuar se kjo eshte arsyeja qe po behen perpjekje per te nxitur nje pjesemarrje me te madhe te qytetareve serbe ne zgjedhje.


Gjithashtu po aq e rendesishme dhe ndoshta edhe me shume eshte edhe pjesemarrja masive e shqiptareve te cilet me voten e tyre do te vendosin dhe te zgjedhin mes stilit te politikes se bere para luftes stilit te pas luftes ku shume lidere te UKse u bene edhe lider te rendesishem te politikes apo me politiken e re e cila pretendon se perfaqeson nje menyre te re te berit politik. Ne Kosove jane pikerisht dy parti te reja qe pretendojne se e perfaqesojne ate. Keto parti jane Levizja Vetevendosje dhe Fryma e re. Albin Kurti lideri i Vetevendosjes sipas sondazheve paraprake te bera deri tani del se eshte lideri i trete me i votuar ne Kosove pas dy lidereve te dy partive me te medha.


Keto zgjedhje te parakohshme ne Kosove jane vendimtare per te ardhmen e Kosoves. Tashme Kosova eshte vendi i vetem ne Rajon e cila jo vetem qe nuk ka bere hapa domethenes dhe te rendesishem ne procesin e integrimit por nuk ka mundur te
perfitoje as nga procesi i liberalizimit te vizave. Te gjithe proceset e metejshme per integrimin e Kosoves ne zonen Euroatlantike si dhe per forcimin e shtetit ligjor do te varen nga menyra se si do te zhvillohen zgjedhjet e parakohshme dhe nga fakti nese rezultati i dale do te jete i pranueshem nga te gjitha forcat politike ne vend.


Delegacioni i Parlamentit Europian qe do te vezhgojne zgjedhjet e se dieles ne Kosove deputetet Doris Pak dhe Ulrike Lunacek kane bere thirrje per ne dalje sa me masive te qytetareve te Kosoves ne keto zgjedhje ne menyre qe te demonstrojne se kosovaret
jane te gatshem te marrin ne duart e tyre pergjegjesine per shtetin e tyre te ri.


Doris Pak ka terhequr verejtjen per partite politike ne Kosove qe te mos bejne gabimet qe behen ne Shqiperi. Besojme se ato nuk do te kene guxim te bejne cfare behet ne Shqiperi sepse e shohin se cfare pasojash ka Shqiperia. Nese zgjedhjet do te jene te
rregullta nese Keshilli Zgjedhor dhe ne si vezhgues e themi kete atehere askush nga partite politike nuk guxon te mos i pranoje rezultatet eshte shprehur Pak.
Nderkaq Ulrike Lunacek ka thene se partite politike duhet te heqin dore nga tentimet per te nderhyre ne media. Sipas saj ato nuk duhet te bejne kurrfare presionesh apo manipulimesh ilegale ndaj qytetareve per te fituar ndonje vote. Parlamenti Europian sic u konfirmua sot ne Bruksel do te kete nje delegacion vezhgues ne Kosove nga dita e premte dhe ai do te ndahet ne dy ekipe vezhguesish.


Nderkaq pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje Roinshvill e cileson si te vetmen mundesi te integrimit te kesaj pakice ne shoqerine kosovare. Aleks Grigorev Roinshvill konsideron se zgjedhjet e 12 dhjetorit jane mjaft sfiduese per institucionet kosovare sepse keto jane zgjedhjet e para qe do te zhvillohen ne vend qe nga shpallja e pavaresise. Sipas tij keto zgjedhjet do te percaktojne rezultatin e shume ceshtje qe lidhen me te ardhmen e vendit. Keto jane zgjedhjet e para qe nga shpallja e


pavaresise dhe kjo eshte shume me rendesi sepse Kosova eshte duke u ballafaquar me shume sfida. Shpallja e pavaresise ka qene sfida e pare por ka edhe mjaft sfida te tjera prandaj te gjitha zgjedhjet jane te rendesishme por keto jane jashtezakonisht
te rendesishme.Pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet parlamentare analisti Aleks Roinshvill e sheh si zhvillim pozitiv per vet komunitetin. Ai thote se integrimi dhe pjesemarrja ne zgjedhje shkon ne favorin e tyre. Shume forca te ndryshme jane mundur qe ti detyrojne serbet qe te mos komunikojne me shqiptaret. I kane detyruar ti
bojkotojne disa gjera. Por pastaj komuniteti serb vendosi qe te rrezikoje dhe te marre pjese ne zgjedhjet ne komunat e reja qe kane dale nga pakoja e Ahtisarit.
Kam pershtypjen se pjesemarrja ne zgjedhje eshte gjithmone e rendesishme. Mendoj se integrimi dhe pjesemarrja ne institucione eshte e vetmja menyre per te ecur perpara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›