Njeriu që po tërbon italianët
Cezare Battisti është një nga njerëzit më të urryer në Itali. Ish-lideri i një grupi komunistësh italianë, akuzohet si përgjegjës për vrasjen e katër personave vite më parë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe në vitin 2007 u arrestua në Brazil, Por, disa javë më parë, drejtësia braziliane vendosi që mos ta ekstradojë atë drejt Italisë, çka ka shkaktuar një incident diplomatik mes Brazilit dhe Italisë.
Italianët tashmë janë të tërbuar që vrasësi i katër personave gjendet i lirë dhe nuk do të gjykohet.
Por, ata janë tërbuar më shumë nga deklaratat e Battistit ditën e djeshme. Ky i fundit ka thënë se tashmë po shijon plazhin dhe vajzat e bukura të Brazilit.
Nuk kam asnjë qëllim të largohem nga Brazili. E adhuroj Rio de Zhanieron, plazhet dhe vajzat e bukura, më kujton Napolin dhe Marsejën, vende ku më pëlqente të qendroja, ka thënë Battisti.
Një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet veçse një provokim për italianët.