Rrihet nga tifozët e Partizanit Albert Xhani
Presidenti i klubit të futbollit të Partizanit, Albert Xhani, është dhunuar nga disa tifozë të këtij ekipi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme përballë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mendohet se ka të bëjë me gjendjen kritike në të cilën ndodhet Partizani.
Tifozët bëjnë përgjegjës për shkatërrimin e ekipit legjendar të futbollit pikërisht Xhanin.
Partizani është rrëzuar në kategorinë e dytë të futbollit, ndërsa aktualisht nuk ka as trajner, as lojtar dhe as ambiente, ndërkohë që Xhani është në një sërë gjyqesh në Gjykatën e Tiranës.