Njeriu ujk refuzon të heqë qimet nga fytyra
Danny Ramos Gomez, i cili ka marrë emrin njeriu ujk, nuk ka ndër mend të përmirësojë pamjen e tij duke i hequr qimet nga fytyra, pasi femrat e pëlqejnë shumë ashtu. Gomez është shfaqur në një seri të BBC-së të shtunën dhe është i prekur nga një sëmundje që quhet hypertrichosis, që shkakton prodhimin e një sasie anormale qimesh në pjesë të caktuara të trupit. E dashura e tij, Hilda, i dashuron flokët e fytyrës së tij, po ashtu edhe e bija e tij nga një marrëdhënie e mëparshme disavjeçare. E dashura tha se qimet e fytyrës së tij i duken shumë seksi, por mbi të gjitha dashuron mënyrën se si i duken sytë poshtë tyre.