E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizimi në Lezhë, i shkëlqyer. Shkaku për refuzimin, svaret nga ne

TIRANE- Kreu i qeverise ka sulmuar serish ne mesdite kreun e shtetit, Bamir Topi per incidentin ne perkujtimin e 568 vjetorit te Beslidhjes se Lezhes.

Ai ka vleresuar si te shkelqyer organizimin nga ana e Bashkise Lezhe, e cila sipas tij me ftesat iu permbajt pike per pike frymës së Besëlidhjes Shqiptare.

Sipas Berishës, gjithcka tjeter qe thuhet per ftesa e fjalime jane justifikime, zhurme, pretendime absurde pa asnje vlere.

Meqë është bërë tymnajë, dua të falënderoj Bashkinë dhe qytetarët e Lezhës për organizimin e shkëlqyer që i bënë një date themelore të kombit sic është data e lidhjes së Lezhës. Në ftesat e Bashkisë së Lezhës kishte mbajtur pikë për pikë frymën e asaj lidhje. Tjetër punë se, dikush tha se nuk mora ftesën, tjetri si njoftoi fare nëse do shkojë. S’kanë shkak tjetër vecse 1, por ajo nuk varet nga ne,- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›