E Diel, 1 Nëntor 2026

Njësi matëseNga Enton PalushiNdoshta kurrë nuk do e kishim marrë vesh që paska një studim në lidhje me vdekshmërinë e nënave gjatë lindjeve, po të mos ishte “shpërthimi” në mediat britanike, se Anglia qenka pas Shqipërisë në këtë drejtim. Ndoshta k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Njësi matëseNga Enton Palushi

Ndoshta kurrë nuk do e kishim marrë vesh që paska një studim në lidhje me vdekshmërinë e nënave gjatë lindjeve, po të mos ishte “shpërthimi” në mediat britanike, se Anglia qenka pas Shqipërisë në këtë drejtim.

Ndoshta kurrë nuk do kishim mësuar që gjermanët nuk kanë një sistem dixhital të komunikimit të zjarrfikësve, po të mos ishte zemërimi i mediave se Gjermania bashkë me Shqipërinë, janë të vetmet që nuk e kanë këtë sistem.

Ndoshta kurrë nuk do kishim mësuar që zgjedhjet në Togo kanë qenë më probleme, po të mos ishte protesta e aktivistëve francezë me moton “Të mos e bëjmë Togon si Shqipëria”.

Ndoshta kurrë nuk do kishim mësuar se Hondurasi është në prag të një konflikti, po të mos ishte presidenti i Kosta Rikës, që deklaronte se nuk duhet të tolerojmë “një Shqipëri të dytë” në rajon.

Ndoshta kurrë nuk do mësonim se të ardhurat për frymë në Kinë janë po aq sa në Shqipëri, po të mos ishte revolta e mediave amerikane, që ankohen se si një ekonomi aq e fuqishme, sjell për banorët e saj të ardhura për frymë njësoj si në Shqipëri.

Ndoshta kurrë nuk do mësonim se Shqipëria e ka jetëgjatësinë më të lartë se disa shtete të SHBA, po të mos ishte pezmatimi i mediave amerikane pse kanë rënë kaq poshtë.

Sot, njëzet vjet pas rënies së komunizmit, kohë e mjaftueshme për të ringritur çdo shtet nga hiri, ne jemi sërish atje ku kemi qenë, duke shërbyer si njësi matëse e mjerimit, varfërisë, totalitarizmit. Jemi thjesht një etalon i së keqes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›