E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita protestë para Kuvendit, PS: Berisha s’do të na e mbyllë gojën Nga "Faktori Plus" Sikunder vendosen ne mbledhjen e grupit, deputetet e Partise Socialiste bojkotuan seancen plenare te Kuvendit, duke protestuar para godines se parlamen

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Opozita protestë para Kuvendit, PS: Berisha s’do të na e mbyllë gojën Nga "Faktori Plus"

Sikunder vendosen ne mbledhjen e grupit, deputetet e Partise Socialiste bojkotuan seancen plenare te Kuvendit, duke protestuar para godines se parlamentit ndaj vendimit te byrose per te perjashtuar deputetin Taulant Balla per dy jave.

Pasi kane vendosur pankarta ne hyrje te Kuvendit, socialsitet kane gjetur kete menyre per te demostruar dhunimin e fjales se lire sic e cilesojne ata, masen e marre ndaj Balles.

Deputetet socialiste kane akuzuar qeverine se, jo vetem nuk ben transparencen e zgjedhjeve, por tenton te dhunoje fjalen e lire edhe ne Kuvend.

Por ne kohen kur opozita po protestonte para kuvendit, maxhoranca filloi seancen duke akuzuar socialistet se me kero qendrime po dilnin kunder liberalizimit te vizave.

Megjithate, incidenti i nje jave me pare me deputetin Taulant Balla, i cili vetem, se etiketoi hajdut kryeministrin Berisha, u perjashtua nga punimet e Kuvendit per 15 dite, ka rikthyer bojkotin e opozites ndaj institucionit gjithsesi te kontestuar prej saj.

Mbledhja e grupit parlamentar socialist mori rreth mesdites vendimin, qe deputetet e selise roze, te protestojne para godines se Parlamentit, pa hyre ne punimet e seances, duke kerkuar heqjen e ndeshkimit arbitrar ndaj kolegut te tyre Balla nga Kryetarja e Kuvendit Topalli.

Madje vendimi i padrejte, sipas opozites eshte denoncuar edhe tek perfaqesuesit nderkombetare ne vend,te cilet kane marre ne dore seancen e plote te zbardhur te 8 prillit.

Ky nuk eshte incidenti i pare me te njetjet protagoniste,deputetin balla e kryeministrin Berisha. Plot dy vjet me pare, ishte shefi i qeverise ai qe perdori fjalor rruge ndaj Balles, pasi ky i fundit denoncoi pushtetin abuziv te familjes Berisha.

Edhe ne prill te 2009-es, Berisha e Balla, u perfshine serish ne nje tjeter incident, ku ai qe perdori fjale fyese jashte cdo etike, ishte edhe nje here kryeministri i vendit, pasi deputeti balla, permendi djalin e vajzen e kryemninistrit si te implikuar ne tragjedine e Gerdecit.

Por serish, e ndeshkuar ishte opozita dhe deputeti i saj Balla, edhe pse fjalori i kryeministrit turperoi edhe ata qe degjonin seancen e te zgjedhurve te vet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›