UET zhvillon panairin e punës për studentët

Universiteti Europian i Tiranës ka hapur dyert e panairit të punës për të gjithë studentët. Tashmë kjo traditë e përvitshme nga ky universitet i jep rëndësi këtij aktiviteti për karrierën profesionale të studentëve por edhe për tu ofruar shanse punësimi në nje treg realisht të vështirë pune.
Dekania e Fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti Luljeta Minxhozi u shpreh se sfida e Universitetit nuk është vetëm të krijojë dije por edhe njohje me tregun e punës.
Në panairin e punës kanë qenë përfaqësusit e 42 bizneseve të cilët kanë pritur studentët ku kanë zhvilluar intervista për pozicionet që u interesojnë dhe më pas kanë bërë përzgjedhjen. Nga të dhënat e panairit të punës vitin që shkoi janë punësuar rreth 25 % e studentëve të këtij Universiteti.