E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesia 4 Basha 300 vota para Rames

Numërimi i votave në njësinë numër katër të Tiranës ka vijuar gjatë gjithë natër deri në orët e para të mëngjesit. Kuotimi deri në kutinë e 27 –të për kryetarin e Bashkisë së Tiranës e rendisin kandidatin Lulzim Basha të aleancës për qytetarin në afro 300 vota para me kandidatin e aleancës për të ardhmen Edi Rama.

Vëzhgues nga KQZ dhe ODIHR kanë monitoruar në mënyrë aktive komisionerët e forcave politike. Tensione të lehta gjatë numërimit ka patur nga komisionerët e LSI-së, por janë sheshuar me ndërhyrjen e drejtuesve të KZAZ-së nr 48. Prania e deputetëve dhe përfaqësuesve të partive politike për sigurinë e votës nuk ka munguar as në palestrën e shkollës “Barjam Curri”.

Fatmir Xhafa nga Partia Socialiste dhe Rajmonda Bulku nga Partia Demokratike kanë ndjekur në heshtje pjesën e dytë të procesit të votimit. Kandidati Basha ka marrë 324 vota kurse  kandidati Rama 313 vota në kutinë e 27-të. Me ritmet aktuale pritet që dita e dytë e numërimit të votave të shpallë dhe fituesin për kryetar Bashkie të Tiranës në këtë njësi, ku janë 43 qendra votimi dhe mbeten ende 16 kuti për t’u numëruar.

Andi Bica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›