E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Shvarceneger ndahet pas 25 vjetesh nga bashkeshortja

Ish-guvernatori i Kalifiornisë, Arnold Shvarceneger shkëput lidhjet nga familja e parë e Shteteve të Bashkuara. Ai dhe bashkëshortja e tij Maria Shriver, bënë të ditur se po ndahen pas 25 vjet të martesës. Ka qenë një periudhë tranzicioni të madh personal dhe profesional.

“Pas shumë reflektimesh, diskutimesh dhe lutjes, arritëm në këtë vendim të përbashkët”- thuhej në deklaratën e përbashkët të  çiftit të martuar  më 1984-ën. Të dy kanë 4 fëmijë. Shvarceneger, 63 vjeçar, për 7 vjet ishte guvernator i Kalifornisë, ndërsa mandati i tij mbaroi në muajin janar. Maria Shriver, 55-vjeçare, mbesë e ish-presidentit të vrarë amerikan, Xhon F. Kenedi kishte lënë punën si gazetare televizive, kur bashkëshorti i saj ishte bërë guvernator.

Në muajin shkurt Shvarceneger bëri të ditur se ishte gati t’i kthehej punës në Hollivud, ndërsa shtoi se po bënte plane rreth një spektakli televiziv të titulluar “Guvernatori” si dhe një libër komik po mbi këtë temë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›