E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesia 5 vijon me ritme te ngadalta numerimi

Pas një ndërprerje prej disa minutash ka rifilluar numërimi i votave për njësinë 5 në kryeqytet.

Një vendim i KZAZ-së Nr. 49 për të mos lejuar hyrjen në vendnumërim të personave pa autorizim, ka çuar në ndërprerjen e proçesit.

Nga ky vendim ishin nxjerrë jashtë edhe deputetët e forcave politike, të cilët nuk kishin autorizim.

Pas përpilimit të listave të miratuara nga anëtarët e të dyja palëve për personat që do lejohen të hyjnë ka rifilluar numërimi, edhe pse vijon me ritme të ngadalta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›