Vijon numërimi në KZAZ-në nr. 49, "Ora News" live

Pas një ndërprerje prej disa minutash, kjo në sajë të vendimit të marrë nga KZAZ nr 49, në njësinë numër 5 përsa i takon largimit te personave të paautorizuar në procesin e numërimit të votave, çdo gjë i është rikthyer normalitetit.
Procesi po ecën me të njëjtën ritëm, ndërsa mbeten ende kuti për tu numëruar, për të dhënë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit, për kryetar Bashkie.
Pas një pushimi në orët e para të mëngjesit, kjo me konsensus të dyja palëve të komisionerëve, duket se beteja për kryeqytetin nxehet dhe më shumë, ndërsa gjithcka po monitorohet nga të gjithë, sikundër dhe deputetë të cilët survejojnë me mjaftë imtësi.
Ndërkaq, RTV “Ora News” transmeton live, të gjithë këtë procedurë, duke marrë në kohe reale rezultatin. Pas një numerimi maratonë në të gjitha KZAZ-të në Tiranë, zgjidhja dhe diferenca mbetet në këtë njësi.
Duke iu referuar rezultatit të Bashkisë së Tiranës nga KQZ-ja, mësohet se kandidati i PD-së Basha ka marrë 122 486 vota, ndërsa kandidati i PS-së ka marrë 121 806 vota. Në bazë të rezultateve të KQZ-së, Basha kryeson me 680 vota.