E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesia Bashkiake nr 4, largohet keshilltari i PS

Keshilli Bashkiak i Njesise nr. 4 ne Tirane ka zhvilluar dje pasdite mbledhjen e radhes se tij. Ndryshe nga heret e tjera ky keshill sot nuk ka mundur te zhvilloje mbledhjen e tij per shkak se me shumice votash, anetaret e PS dhe ato te LSI te Keshillit Bashkiak nuk lejuan miratimin e rendit te dites. Ne rend te dites pervec pikave te tjera ishin dhe dy pika mjaft te rendesishme sic eshte miratimi i ndihmes ekonomike per te pakten 500 familje si dhe miratimi i buxhetit per investimet publike ne Njesine nr. 4. Mosmiratimi i rendit te dites nga ana e keshilltareve te PS dhe te LSI-se erdhi me argumentin se ata nuk ishin lajmeruar ne kohe per mbledhjen dhe nuk ishin njohur me pare me rendin e dites. I pranishem ne kete mbledhje kryetari i Njesise Bashkiake nr. 4 Hysen Xhura, u beri ftese keshilltareve te majte qe te miratonin rendin e dites per te miren e komunitetit qe i kishte votuar dhe, te mos benin deklarata te genjeshtra duke thene se nuk jane njoftuar ne kohe per rendin e dites, kur ne fakt ka ndodhur krejt e kunderta dhe njoftimi i keshilltareve eshte bere ne perputhje me ligjin. “Dua te shpreh keqardhjen time per bllokimin e kesaj mbledhjeje, sepse keshilltaret e PS dhe te LSI me qendrimin e tyre kunder rendit te dites bllokuan miratimin e ndihmes ekonomike per 500 familje ne nevoje, si edhe buxhetin per investimet qe do te behen ne Njesine nr 4. Investime, te cilet kane munguar per 11 vjen ne kete njesi. Une i ftoj edhe njehere keshilltaret e PS dhe te LSI qe te mendohen dhe njehere per te miren e interesave te banoreve te Njesise nr. 4 dhe jo per interesat e politikes”, - u shpreh Kryetari i Njesise Bashkiake nr. 4 Hysen Xhura.

Z. Xhura ka theksuar faktin se, banoret e njesise bashkiake nr 4 i kane votuar qe tu sherbejne atyre, pasi per ne te paret jane qytetaret dhe jo politika. Pas bllokimit te miratimit te rendit te dites nga keshilltaret e majte, njeri prej tyre keshilltari i PS Ylli Ferza ne shenje proteste ndaj bllokimit te miratimit te ndihmes ekonomike dhe investimeve ne njesi eshte larguar nga grupi i keshilltareve te majte duke iu bashkuar grupit te keshilltareve te Partise Demokratike. “Reagimi im per largim nga grupi i keshilltareve te majte erdhi pas bllokimit qe ata i bene rendit te dites, duke mos miratuar buxhetin dhe ndihmen ekonomike per 500 familje ne nevoje. Une mendoj se ne jemi aty per te ndihmuar qytetaret. Une u distancova nga grupi i keshilltareve te majte, pasi tashme me eshte perforcuar ideja qe ne PS cdo gje behet me urdher dhe diktat nga lart. Nuk pyesin me per interesat e popullit, per te cilin ne jemi votuar, por lufta behet per interesa politike. Besoj se shoket socialiste qe kane qene dhe shoket e mi dikur te reagojne dhe te kthehen per te miratuar ate per te cilen na kane votuar qytetaret e njesise sone. Une po ju kujtoj vetem nje fakt se gjate ketyre 2 viteve drejtuesit e kesaj njesi kane bere investime ne njesine tone me shume se cka bere kryetari i meparshem 11 vjet bashke”, - u shpreh ish keshilltari i PS, Ylli Ferza.

Xhura

Dua te shpreh keqardhjen time per bllokimin e kesaj mbledhjeje, sepse keshilltaret e PS dhe te LSI me qendrimin e tyre kunder rendit te dites bllokuan miratimin e ndihmes ekonomike per 500 familje ne nevoje, si edhe buxhetin per investimet qe do te behen ne Njesine nr 4. Investime, te cilet kane munguar per 11 vjen ne kete njesi. Une i ftoj edhe njehere keshilltaret e PS dhe te LSI qe te mendohen dhe njehere per te miren e interesave te banoreve te Njesise nr. 4 dhe jo per interesat e politikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›