E Diel, 1 Nëntor 2026

Uollfarth per largimet ne KQZ: Shqiperia ka shume njerez te afte

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth, duke komentuar largimet ne KQZ, tha se shpreson qe ato te mos cenojne zgjedhjet. Duke shtuar se Shqiperia ka burime te mjaftueshme njerezish te mire qe mund te punojne profesionalisht ne KQZ dhe KZAZ. Nga ana tjeter, Uollfarth, tha se nje KQZ me perberje 4 me 3 ne funksion te maxhorances ne pushtet, ka qene tradita ne vend gjate dhjete viteve te fundit, dhe eshte konsideruar dhe kjo eshte shume e rendesishme. “Nga aktoret lokale e balancuar ose mjaftueshem e balancuar, por disa here lipset nje pershtatje me e mire. Megjithate, shteti i se drejtes eshte i rendesishem. Ai nuk duhet anashkaluar”, - tha Uollfarth. Ai konfirmoi dje edhe largimin brenda vitit, pas perfundimit te zgjedhjeve nga Shqiperia, duke theksuar se i eshte ofruar nje post me i mire.

Zoti Ambasador, si do ta komentonit doreheqjen e Z. Biba nga KQZ-ja?

Shpresoj qe KQZ-ja te vazhdoje te punoje me seriozitetin me te madh, sic ka punuar deri tani. Do te doja te theksoja qe personalisht kam respekt te madh per punen e Z. Biba dhe per vendimin e tij. Per mendimin tim ai ka kontribuar ndjeshem per nje atmosfere konstruktive brenda KQZ-se qe ka cuar ne marrjen e vendimeve teknike te nevojshme per pergatitjen e zgjedhjeve te 23 qershorit. Do te doja ta lavderoja punen e tij, se bashku me ate te kryetares dhe te anetareve te tjere te KQZ-se. Jam i sigurt qe do te ndihet mungesa e tij. Une jam i bindur dhe i uroj gjithashtu qe te kete nje te ardhme te mire personale dhe profesionale te cilen e meriton.

Mendoni se do te cenohen standardet zgjedhore me zhvillimet e fundit ne KQZ?

Shpresoj qe te mos cenohen. Shqiperia fatmiresisht ka burime te mjaftueshme njerezish te mire qe mund te punojne profesionalisht ne KQZ dhe ne KZAZ. Por eshte shume e rendesishme, qe Shqiperia te beje me te miren e vet, sidomos per ta mbajtur politiken sa me larg te jete e mundur nga KQZ-ja, e cila duhet konsideruar si nje organ apolitik. Eshte kenaqesi te punoj me popullin shqiptar, me pelqen shume. Ata deshirojne dhe aspirojne te jetojne ne nje vend demokratik dhe meritojne nje kuader te mire per kete. Dhe une synoj te jem pjese e kesaj ne procesin zgjedhor.

A mendoni se doreheqja e Zotit Biba do te ndikoje ne punen e KQZ-se?

Jam i sigurt qe ai do te kete nje pasardhes, i cili shpresoj se do te kete te njejtin nivel te larte profesional. Jam i bindur qe KQZ-se do t’i duhet te vazhdoje te punoje ne nje menyre apolitike.

Mendoni se eshte e balancuar KQZ-ja sot me raportin 4 me 3?

Mesa kuptoj, kjo ka qene tradita ne vend gjate dhjete viteve te fundit, dhe eshte konsideruar dhe kjo eshte shume e rendesishme, nga aktoret lokale e balancuar ose mjaftueshem e balancuar, por disa here lipset nje pershtatje me e mire. Megjithate, shteti i se drejtes eshte i rendesishem. Ai nuk duhet anashkaluar. Ne te njejten kohe mbetet shume e rendesishme qe te kete dialog ne cdo faze, ashtu si edhe nje sens konsensusi dhe angazhimi per popullin shqiptar per te vazhduar me axhenden e reformave. Shpresoj qe 23 qershori te sjelle nje lloj qartesie qe do te kete shumice te mjaftueshme dhe mjaft konsensus per te ecur perpara me axhenden e reformave. Shpresoj qe te leme pas kohen kur Shqiperia ngecte ne diskutimet e saj te brendshme dhe qe reformat te mund te adresohen dhe te ecet perpara me sukses. Kjo perfshin gjithashtu ceshtje te rendesishme si ajo qe trajtuam sot ketu ne kete seminar per luften kunder krimit te organizuar, dhe qe ne kete rast kishte te bente me luften kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe aspekteve financiare te tij.

Ne qarqet mediatike eshte thene qe ju keni dhene doreheqjen. Ka gje te vertete ne te?

Po, njera nga gazetat kryesore kishte nje artikull sot. Ju e dini, une jam nje diplomat gjerman dhe ky eshte viti im i trete ketu. Ministria e Puneve te Jashtme te Gjermanise me ka ofruar nje post te mire, i cili mund te konsiderohet edhe nje enderr e shume diplomateve, dhe une e kam pranuar dhe kjo do te behet brenda ketij viti. Ndersa jam ketu ndoshta eshte e rendesishme qe te theksoj se do te jem ketu deri ne fund te zgjedhjeve. Dhe ndoshta eshte me interes te sqarohet, meqe ka pasur edhe informacione corientuese, se nuk jam une personi qe shkruaj raportin e ODIHR-it. Misioni i Vezhgimit te Zgjedhjeve te ODIHR-it do te vezhgoje dhe te shkruaje raportin e tij dhe ata kane nje mandat me vete. Por do te jete nje pune nga secila pale sipas mandatit te vet, krah per krah, ne sherbim te popullit shqiptar per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›