E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njësia Speciale pengon ekipin e Indeksonline

Naser Kelemendi, prej orës 16:00 ishte dërguar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. Atë e ruanin Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Këta të fundit e kanë penguar ekipin e Indeksonline për të marr pamje gjatë nxjerrjes jashtë të të dyshuarit.

Polici me sjellje arrogante, në kokë mbante maskë dhe i njëjti sillej sikur të ishte mbreti i këtij vendi.

Gazetari dhe fotoreporteri i Indeksonline kanë prezantuar kartelat identifikuese, mirëpo polici vazhdoi të sillej keq duke e larguar ekipin e Indeksonline për të gjiruar.

Indeksonline kërkon nga përgjegjësi i këtij njësiti që sa më parë të identifikojë këtë “të ashtuquajtur zyrtar policor” dhe të merren masa ndaj tij./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›