Njesia numer 5 qendra qe mbajti ne ankth shqiptaret
Tashme pas ditesh te gjata beteje per kryetarin e Bashkise se Tiranes cdo qytetar shqiptar e di se ku ndodhet dhe madje cilat jane preferencat politike te qytetareve te njesise numer 5. Jo pa qellim kjo njesi e cila ka edhe numrin me te madh te banoreve ne Tirane u etiketua qe ne ditet e para te fillimit te procesit te numerimit si qendra qe do te bente diferencen e nje gare te forte dhemb per dhemb te kandidateve te dy koalicioneve kryesore per bashkine me te madhe ne vend. Gjeografikisht kjo njesi nis aty ku eshte e vendosur selia e Presidences se Republikes dhe mbaron ne te dale te Tiranes ose ne zonen qe per lehtesi orientimi te gjithe e quajne Pallati me shigjeta. Brenda ketij territori jo shume te gjere por me dendesi te madhe shtrihen lagje te rendesishme te Tiranes se sotme si Komuna e Parisit Tirana e Re dhe Selita. shte interesante se te ardhurit ne kete zone jane kryesisht nga Jugu i Shqiperise nga rrethe si Fieri dhe Berati te cilet duket se ia kane shtuar njesise ne te cilen qendronte paria komuniste e kohes ngjyren roze. Tradicionalisht kjo njesi bashkiake ka votuar kandidate te majte per deputete apo edhe per drejtimin e saj lokal. Njesia qe quhet edhe hambari i votave te socialisteve ose Stalingrad solli edhe kete radhe nje diference te madhe ne favor te kandidatit socialist per Bashkine e Tiranes Edi Rama. Kjo njesi drejtohet prej dy mandatesh nga perfaqesuesja e Partise Socialiste Jeta Seitaj dhe ne zgjedhjet lokale te ketij viti perballe saj kandidonte perfaqesuesja e Levizjes Socialiste per Integrim Erisa Xhixho.