E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultate KQZ humb garen informuese me median

Informimi Sistemi i perpunimit dy raste gabimi vetem ne kryeqytet

Sistemi i perpunimit te te dhenave i instaluar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve eshte evidentuar si pike e dobet e infrastruktures se pergjithshme. Gara informative me median per rezultatet e zgjedhjeve te pushtetit vendor te zhvilluar me 8 maj 2011 duket jo vetem te jete e humbur por edhe me nje ngarkese te madhe dyshimi ndaj vete institucionit. Kane qene dy rastet pikante qe kane mjegulluar transparencen e kamerave neper Vendet e Numerimit te Votave dhe qe madje sollen nje coroditje ne kampet politike te te dy kandidateve kryesore. Nje gabim ka qene hedhja ne rrjet e te dhenave te nje qendre votimi ne njesine nr. 8 dy here dhe me tej raportimi i gabuar me 11 vota ne kutine e parafundit per njesine bashkiake nr. 5 qe solli madje edhe rotacionin e fitores nga njera ane ne tjetren. Keshtu nese ne rastin e pare gabimi u korrektua pas raportimit mediatik ne rastin e dyte ka qene nje monitorim konstant ai qe ka zbardhur ne kohe reale gabimin e bere. Ne fakt Kodi Zgjedhor percakton ligjerisht dergimin e nje kopjeje elektronike te tabeles se rezultatit ne KQZ sapo ai te jete miratuar nga Komisioni i Zones se Administrimit Zgjedhor ne Vendin e Numerimit te Votave. Procedura parashikon se me plotesimin e tabeles se rezultatit nga nje Grup Numerimi kopjet shperndahen dhe nje prej tyre i jepet KZAZ e cila e vlereson dhe e miraton. Mandej nje operator i caktuar nga KQZ ne baze te kesaj tabele fut te dhenat ne sistem mandej printon te dhenat e hedhura ne leter dhe ia paraqet ate KZAZ-se per te bere perputhjen me kopjen fizike te tabeles. Pasi kjo e fundit e verteton kete perputhje letra e printuar vuloset duke i lejuar operatorit publikimin e shifres ne fjale e cila mandej behet zyrtare dhe e aksesueshme nga kushdo. Per rastin e kutise se parafundit ne njesine nr. 5 raportimi ne tabelen e rezultatit te GNV-se ka qene per nje diference prej 124 votash per Edi Ramen teksa ne sistem eshte hedhur nje shifer qe e ulte ate ne 113 vota. Kjo nuk dihet perse ka ndodhur por duhet thene se ka krijuar klime psikologjike mes mbeshtetesve te te dyja kampeve te cilet edhe dy ore pas mbylljes se procesit kane festuar fitoret reciproke. Me tej e dhena eshte pastruar per tu pasqyruar me shifren fillestare qe edhe nxori Edi Ramen fitues ne Tirane edhe pse ende pa nje vendim zyrtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›