E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana shperthen ne entuziazem total

Oret dinamike te nje dite te paharruar per kryeqytetin me syte nga televizioni dhe zemren te fitorja

Koha ne kryeqytet dukej se kishte ngrire. Fillimi i oreve te mesdites i kishte gozhduar pjesen me te madhe te qytetareve te Tiranes perpara televizoreve. Rruget ishin zbrazur ndersa tek-tuk dikush nxitonte te kapte rezultatin e kutive te fundit. Teper te pakte ishin ata qytetare qe shijonin shetitje te pashqetesuar nga ajo qe po perceptohej se po ndodhte verdalle. Qetesine e brishte te kryeqytetit e thyenin ne menyre monotone thirrjet e spikereve televizive ku fjalet Basha Rama... qe shoqeronin numerimin e votave te kutive rreshqisnin nga dritaret e hapura dhe kumbonin neper rruget ku kishte pllakosur qetesia. Disa minuta pezull dhe... ne vend qe nje pale te fitonte dhe tjetra te ulte koken humbese nga nje gare ezauruese kutia e fundit e numeruar ne Komisionin Zonal te Administrimit Zgjedhor numer 49 ne shkollen Vasil Shanto solli entuziazem dhe konfuzion te madh. Por ndjenja qe shpertheu me fuqishem ishte entuziazmi per te dyja palet e ndodhura ne sallen ku sapo ishte numeruar edhe vota e fundit. Entuziazem ky qe ne kohe reale u shpernda tek simpatizantet e te dyja paleve ata rreth gardhit te shkolles Vasil Shanto dhe tek ata mijera te tjere qe kishin ngulur syte perpara televizionit dhe papritmas u gjenden ne rruge. Rruget e mbushen sa hap e mbylle syte me makina me flamuj dhe madje me njerez persiper tyre te cilet krijonin nje parade interesante mes bluse se thelle te PD-se dhe rozes se ndezur te PS-se. Po te njejtat simbole mbanin dhe njerezit ne rruge te gjithe ne feste te gjithe me te entuziazmuar se kurre. Por fluksi kryesor i makinave dhe njerezve qe u pane ne rruget e kryeqytetit ne oret e para te pasdites erdhi pikerisht nga shkolla Vasil Shanto ku per ore te gjata vargu i palevizur i mbeshtetesve u kthye aktiv. Pelegrinazhi i tyre vijonte per nje cope rruge bashke dhe me pas merrte kthesa te ndryshme per te perfunduar drejt dy selive kryesore te vendosura ne Tirane asaj ngjyre roze por edhe bluse. Ishte e pabesueshme qe ne trotuarin e rruges se perbashket qe filloi nga Vasil Shanto dhe perfundoi ne bulevardin Deshmoret e Kombit festonin me te njejtin intensitet dy palet historikisht rivale per sa i perket luftes politike. Ne mesin e tyre parakalonin makinat me flamujt perkates nje me simbol te kuq dhe nje me blu me nje simetri qe ne menyre ironike te kujtonte dhe votat qe deri pak minuta me pare kishin mbajtur te mberthyer ne ankth pjesen derrmuese te shqiptareve. Por mes simboleve blu dhe roze dukeshin qarte edhe ato te Policise se Shtetit ku me masa te perforcuara arriten ti shoqeronin turmat prane selive perkatese fatmiresisht pa incidente qe mund te trazonin gezimin e seciles pale. Me pas entuziazmi vazhdoi i organizuar prane selive te Partise Socialiste dhe asaj Demokratike ne Tirane ku per ore te gjata simpatizantet e partive therriten per fitore dhe nderim te drejtuesve te tyre. Oret e vona te pasdites e gjeten Tiranen me te qete me entuziazmin e fashitur tashme dhe rikthimin e qytetareve drejt veprimtarive normale te jetes se tyre. Tek-tuk ende degjohej ndonje thirrje por duket se koha e analizes kishte ardhur per te gjithe. Nata pas gjashte ditesh te gjata po ia linte vendin normalitetit por askush qe ndodhej ne Tirane dje levizjen dhe dinamiken e oreve te para te pasdites nuk do ta harroje dhe do ta mbaje mend per nje kohe te gjate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›