E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Shkoder-Lezhe 1 i vdekur dhe 4 te plagosur

Një i vdekur dhe katër të plagosur janë pasojat e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër – Lezhë  ku një automjet me targa të Malit të Zi është përplasur me një zetor të ngarkuar me bar.

Shtetasi kosovar, Luan Muhatri është viktima e këtij aksidenti, ndërsa të plagosur kanë mbetur babai i tij Haxhi Muhatri, 59 vjeç, Gjon Zefi 57 vjeç, Drita Zefi 52 vjeçe si dhe Denis Zefi 17 vjeç, dy prej të cilëve ndodhen në spitalin e Lezhës dhe dy të tjerë në Tiranë për shkak të plagëve të rënda të shkaktura nga aksidenti.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se errësira, sinjalistika e munguar dhe shpejtësisa e autoveturës kanë qenë shkaktarët e këtij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›