Njesoj te varfer...

Autoritetet kompetente nuk kane arritur qe edhe gjate ketij viti te ulin shkallen e varferise ne Kosove. Sipas tyre angazhimet ne luftimin e kesaj dukurie nuk kane munguar por kjo beteje eshte shume e veshtire. Ndersa njohes te ceshtjeve ekonomike thone se nje nder prioritetet e qeverise se ardhshme per vitin 2011 mbetet ulja e nivelit te varferise.
Kosova po hyn ne vitin 2011 pa e zvogeluar shkallen e varferise. Sipas statistikave zyrtare te Bankes Boterore thuhet se edhe kete vit mbi 45 per qind e kosovareve jetojne ne varferi ndersa 14 per qind prej tyre jetojne ne varferi te skajshme.
Muhamet Gjocaj drejtor i Departamentit te Mireqenies Sociale qe funksionon ne kuader te Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale thote se edhe gjate ketij viti numri i familjeve qe gjenden ne asistence sociale eshte tejet i madh.
Sipas Gjocajt mbi 35 mije familje kosovare marrin nga 40 deri ne 80 euro ne muaj varesisht nga numri i anetareve familjes. Vetem ndihma sociale buxhetit te Kosoves sivjet i ka kushtuar 156 milione euro ben te ditur Gjocaj.
Ne mund te konstatojme se numri i ndihmave sociale dhe numri i familjeve qe kane jetuar nga buxheti i Kosoves ne varshmeri sociale eshte pothuajse i njejte shenon nje trend te rritjes se vogel por qe mund te konstatojme se varferia mbetet e njejta - thote Gjocaj.
Megjithate Gjocaj thote se qeveria tash ne doreheqje e Kosoves edhe gjate ketij viti ka bere perpjekje te vazhdueshme per ta luftuar varferine ne Kosove edhe pse kjo beteje eshte shume e veshtire.
Ka pasur nje numer te puneve publike i kemi punesuar disa njerez per dy-tre muaj qe ne nje menyre e kane permiresuar mireqenien e tyre por prape jane kthyer ne skeme sociale sepse keto kane qene pune sezonale dhe pune te perkohshme. Por sido qe te jete vazhdimisht behen perpjekje qe te rritet shkalla e punesimit - thekson Gjocaj.
Ne anen tjeter njohes te ceshtjeve ekonomike thone se autoritetet kompetente duhet te hulumtojne arsyen e pranise se madhe te varferise dhe skamjes ne Kosove.
Eksperti i ekonomise Nagip Skenderi thote se arsyeja behet me e madhe ngase mundesite e ekzistences ekonomike per te siguruar nje jete normale per nje pjese te madhe te popullsise ende mbeten ceshtje qe duhet ti preokupojne autoritetet pergjegjese.
Per kete Skenderi konsideron se prioritet i qeverise se ardhshme per vitin tjeter mbetet ulja e shkalles se varferise.
Kujtoj qe qeveria e Kosoves duhet te shkoje ne ato drejtime dhe ato fokuse qe gjenerimi i vendeve te punes te behet permes krijimit te bizneseve te vogla dhe te mesme blegtorise bujqesise arsimit dhe turizmit. Kjo sepse rreziku social eshte gjithnje evident prandaj mireqenia sociale duhet te jete objektiv kryesor i qeverise se ardhshme te Kosoves vlereson Skenderi.
Muhamet Gjocaj nga Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale tregon prioritetet ne kete aspekt per vitin 2011
Gjegjesisht edhe qeveria e Kosoves e ka prioritet qe ti mbaje keto skema sic jane sepse jane shume te kushtueshme qe te mos deshtoje asnjera prej tyre. Ne nje fare menyre nese nuk mund te zbresim nivelin e varferise ta konservojme nese mund ta quaj ashtu qe te mos lejojme te degjenerohet me teper. Varet edhe prej investimeve tjera ne zhvillim nese ato jane me te medha atehere niveli i varferise automatikisht do te bjere.
Ndryshe sipas raportit te mehershem te Bankes Boterore eshte thene se 37 per qind e popullsise ne Kosove jeton me me pak se 1.47 euro ne dite nderkaq mbi 15 per qind me me pak se 0.93 cente ne dite.