Barça ka një president të ri: Sandro Rosell
46-vjeçari me profesion biznesmen fitoi bindshëm ndaj tre rivalëve të tjerë, Agusti Benedito, Mark Ingla dhe Haume Ferrer, duke marrë 61.38 për qind të votave (më saktë 35021 vota). Ky është numri më i madh i votave që ka marrë ndonjëherë një president i Barcelonës. Spanjolli pason në këtë post Johan Laportën, i cili me 12 trofetë e fituar nën drejtimin e klubit, hyn në histori si presidenti më i suksesshëm.
“Do të jem një president për të gjithë. Jam i vetëdijshëm se kjo është një detyrë shumë e rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi. Nuk do t’ju zhgënjej”, pohoi Sandro Rosell pas publikimit të rezultateve.