E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës.

26 mars 2009

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bamir Topi dekretoi shpalljen dhe hyrjen në fuqi menjëherë të ligjeve që u miratuan sot në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë kompletojnë kuadrin ligjor të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Presidenti i Republikës përshëndet deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin unanim të këtyre ligjeve dhe uron të gjithë qytetarët shqiptarë për realizimin e kësaj ëndrre integruese, si një moment historik për vendin tonë, e cila u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve tanë euroatlantikë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›