Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin,shqyrtoi projektligjit: Për planifikimin e territorit".
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 18.3.2009, në orën 10 00, filloi shqyrtimin e projektligjit: Për planifikimin e territorit".
Ishin të pranishëm në mbledhje: specialisti i Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Marin Biçoku, përfaqësuesit e OSBE-së Ermira Deçka dhe Julian Hodaj, përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Rezarta Ismailaja, perfaqësuesit e programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, Fadil Boriçi e Zherome Anderson,
si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi dhe Arben Dervishaj.
Gjatë shqyrtimit nen për nen u miratuan nga neni 13, deri tek neni 27 i projektligjit. U bënë vërejtje dhe redaktime për nenet: 14, 15, 18, 19, dhe 21, të cilat do të paraqiten në raportin e komisionit për seancë plenare.
Shqyrtimi i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme të komisionit më datë 20.3.2009 në orën 10 00.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).