E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e Kosoves Jahjaga Diplomacia te jete me aktive

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga ka kerkuar nga diplomacia kosovare qe te jete me aktive ne lobimin e saj per me shumë njohje per Kosoven. Ajo ka vendosur prioritet për ministrinë e Punëve të Jashtme edhe angazhimin per integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar, thellimin e bashkepunimit me vendet e rajonit si dhe përfaqësimin e interesave të  qytetarëve të Kosovës qe aktualisht jetojne ne vende te ndryshme te botes.

Keto deklarata të Presidentes Jahjaga vijnë pas takimit me ministrin Jashtëm, Enver Hoxhaj i cili i ka dorezuar asaj nje strategji qe ka per synim rritjen numrit te njohjeve te pavaresise se Kosoves.

“Ne do të vazhdojmë në synimet tona për  anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjithsesi edhe në NATO. Republika e Kosovës, po ashtu  do të vazhdojë në anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat rajonale, po ashtu edhe në ato globale” u shpreh Jahjaga.

Hoxhaj nga ana e tij, tha se Politika e Jashtme do të angazhohet edhe më shumë për rritjen e njohjeve të reja dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Kosovës në botë.

“Qëllimi jonë është që ta kemi një politikë të jashtme aktive, dinamike dhe e cila politike jashtme e përfaqëson interesin shtetëror të Kosovës, interesat e saj politike dhe ekonomike dhe mbi të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës  që jetojnë në pjesë të tjera të botës” tha Hoxhaj.

Kosova, si shteti më i ri në Evropë, deri më tani  është njohur nga 75 vende të botës. Njohja e fundit ka ardhur nga Omani me 2 shkurt.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›