E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Lezhe Projekte jo fyerje per qytetaret

Nga Lezha ku prezantoi kandidatin Viktor Tusha, kryeministri Sali Berisha tha se ne kete fushate qytetaret shqiptare mblidhen krenarë pasi në sajë të punës dhe reformave të shumta që janë kryer u bë i mundur anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë e shqiptarëve në Europë dhe zhvillimi tepër i shpejte ekonomik i vendit.

“Sot mblidhemi në këtë shesh krenarë me njeri – tjetrin, sepse sot ne, nga vendi i rrethuar me tela me gjemba, lëvizim në mbarë Europën pa viza. Sot ne kemi arsye për tu ndjerë krenarë dhe mirënjohës ndaj njëri - tjetrit, sepse me mund, me djerse, me sakrifica e me reforma të thella ia kemi dalë të kemi një ekonomi nga më entuziastet, nga më dinamiket, nga më vibrantet në Europë. Në kohën e krizës më të madhe evropiane e botërore ekonomia shqiptare është një ekonomi në vrapim. Në kohën kur të tjerëve u bie në mënyrë të ndjeshme prodhimi, Shqipëria qëndron në krye të rritjes së prodhimit në Europë. Në kohën kur të tjerët ulën rroga e pensione, Shqipëria bën rritjen më të madhe të rrogave e pensioneve” tha Berisha.

Gjate fjales se tij Berisha u ndal dhe tek alternativa e opozites duke thene se qytetarët kanë nevojë për projekte dhe jo për sharje, fyerje apo sulme personale.

“Atyre që ju servirin ju rrugën e vetme apo rrugën e etërve, ju e dini vetë se çfarë do t’u thoni. Unë nuk kam ndërmend të merrem me ta, por thjesht do t’u them se qytetarët kanë nevojë për projekte, kanë nevojë për shkolla, për rrugë, për shëtitore, për kopshte, kanë nevoja të shumta dhe të fundit për të cilat ata kanë nevojë janë sharjet, fyerjet, sulmet personalet. Ato nuk janë morali qytetar” tha Berisha.

Ne prezantimin e kandidatit Tusha, Berisha kerkoi angazhimin e tij per projektet e bulevardeve shekullore, te cilat parashikojne rritjen infrastrukturore ne lumin Drin dhe plazhin e Shengjinit te cilat sikunder  tha Berisha të jenë ndër veprat e para që ndërtohen pas këtyre zgjedhjeve.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›