Vostok ne shtepi nje rus e blen per 2 milione euro
Hyri në histori sepse kreu udhëtimin paraprak drejt gjithësisë, para se në orbitë të nisej njeriu i parë. Tani kthehet edhe një herë në qendër të vëmendjes si protagoniste e një ankandi unik.
Kapsula hapësinore Vostok është blerë për afro dy milionë euro nga një pasanik rus, i cili e ktheu kështu sërish “në shtëpi”.
“Anija hapësinore është blerë nga Evgeni Jurçenko, president i As Popov”- bëri të ditur David Reden, numri dy i shtëpisë së ankandeve Sotheby’s.
Deri tani kapsula hapësinore 3KA-2 Vostok ka qenë e vetmja e llojit të saj që kishte tejkaluar kufijtë e Rusisë.
“Jam entuziast që bleva Vostok, pjesë e një koleksioni privat amerikan, e ta risjell në Rusi”- bëri të ditur biznesmeni me anë të një deklarate për shtyp pas blerjes.
Kapsula hapësinore ishte lëshuar në orbitë me një manekin dhe një qen në bord, vetëm pak javë para se në Vostok 3KA-3 të hipte Juri Gagarin.
Delina Bitraku