Njohja e Kosovës, Pack: Duhet një zgjidhje e mençur
Bruksel-Eurodeputetja e Parlamentit Evropian e ngarkuar për çështjet e Evropës Juglindore Dori Pack mendon se brezi i tanishëm i serbëve nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ajo ka shtuar se “gjatë hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, do të kërkohet një zgjidhje e mençur”. E pyetur nëse Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, për të hyrë në Bashkimin Evropian, Pack ka shtuar se, “për këtë nuk duhet biseduar tani”. “Serbët i njoh prej shumë kohësh dhe e di se, praktikisht, për këtë gjeneratë është e pamundur të njohë pavarësinë e Kosovës”. Ajo ka kujtuar edhe një herë se kusht për Serbinë është bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës