Plan operativ për menaxhimin e situatës në Mitrovicë
Mitrovicë-Gjatë mbledhjes së përjavshme të strukturave të sigurisë në qytetin verior të Kosovës, situata në Mitrovicë është vlerësuar përgjithësisht e qetë dhe pa incidente. Kryetari i komunës Bajram Rexhepi tha se strukturat e sigurisë duhet të vazhdojnë të mbajnë nivelin e këtillë të gatishmërisë në mënyrë që gjendja të mbahet nën kontroll. Në këtë kontekst ai përmendi edhe një protestë që është paralajmëruar nga serbët për të martën në veri, ku është paralajmëruar një pjesëmarrje më e madhe.
Në lidhje me këto protesta, përfaqësuesi i Policisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se policia e stacionit verior është në përgatitje të një plani operativ për menaxhimin e situatës. Në anën tjetër, ai theksoi se patrullat shumetnike janë në terren në zonat e ndjeshme të sigurisë në veri, ku situata paraqitet e qetë. Ndërkaq përfaqësuesit e KFOR-it thanë se në përgjithësi gjendja është e qetë dhe se ata janë në mbështetje të policisë në çdo rast kur paraqitet nevoja.