E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten eksportet gjatë muajit maj

 Sipas INSTAT, në muajin maj 2011 u eksportuan 16,210 mln lekë mallra, me rritje 14.2 për qind në krahasim me muajin prill 2011 dhe u importuan 46,299 mln lekë mallra me rritje 1.3 për qind në krahasim me prillin 2011.

Këto të dhëna bëjnë me dije se është ulur deficiti tregtar me 4.5 për qind krahasuar me muajin paraardhës. Po sipas këtyre të dhënave, tregtia me vendet e BE-së është 64.7 për qind dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia (60.9 % importi dhe 27.5 % eksporti) dhe Greqia (eksporti 5.1% dhe importi 9.8%). /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-28 16:35
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›