E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e diplomave dokumentet dhe procedurat

Cilat jane dokumentet qe nevojitet te dorezoni ne Ministrine e Arsimit procedurat e reja

Njohja e diplomave te huaja nga Ministria e Arsimit ndryshon forme. Lajmi i bere i ditur nga dikasteri ne fjale thekson se menyra e re e njohjes se diplomave te huaja ne vendin tone behet per te lehtesuar kandidatet nga procedurat burokratike qe krijonin humbje kohe dhe mundim te kote. Risia me e madhe e sistemit te ri eshte menyra se si do te verifikohen te dhenat e paraqitura nga kandidatet. Ne kete menyre nuk eshte me e detyruar qe te paraqitet ne ministri nje kopje e perkthyer dhe e noterizuar e programit zyrtar te mesimit ne shkollen ku studenti ka kryer studimet e larta por mjafton qe universiteti te kete nje faqe zyrtare prej nga punonjesit e drejtorise se njohjes se diplomave do te marrin informacionet e metejshme. Konkretisht procedura e re ofron zgjidhje edhe per ato raste qe deri tani kane qene te bllokuara si p.sh. kur diplomat nuk ishin te legalizuara ose nuk arrihej komunikim me universitetin. Per kete qellim mundesohen rruge alternative qe perdorin mjetet e sotme moderne te komunikimit perfshi edhe verifikimin ne faqen e internetit te universiteteve. Kjo ka sjelle avantazhe si per perfitim ne kohe edhe per garanci me te medha. MASH po nderton ne kete drejtim infrastrukturen e nevojshme per informacion dhe korrespondence me te shpejte dhe me te garantuar qe shume shpejt do te jape rezultate. Per rastet rutine do te kete nje kohe me te shkurter perpunimi. Afati 3-mujor do te jete kryesisht per rastet problemore. Pas strukturimit te plote te Njesise per Njohjen e Diplomave dhe plotesimit te rrjetit te nevojshem te komunikimit do te pergjysmohet afati i deritanishem. Paralelisht kjo do te shoqerohet edhe me nje ulje te tarifes per ta kthyer plotesisht ne nje sherbim publik rutine. Faktikisht procedura e re pervec avantazheve ne kohe cliron mbi gjysmen e aplikanteve nga detyrimi per te paraqitur programin e lendeve te perkthyer e noterizuar per specifikat duhet kontrolluar te faqja e internetit. Pervec mundimit dhe kohes kjo redukton edhe nje kosto te larte financiare ndash koston e perkthimit dhe noterizimit te afro 20 faqeve.

Ne vemendje eshte edhe komunikimi me aplikantet e mundshem duke ofruar informacionin e nevojshem nepermjet faqes se internetit te MASH-it per te shmangur vonesat dhe problemet qe sjell mungesa e informacionit. MASH do te nxjerre njoftime ne intervale te shkurtra dhe ofron edhe adresen e-mail per komunikim me zyren perkatese. Te gjithe aplikantet qe plotesojne aplikimin konform kerkesave kane avantazhin e perpunimit te shpejte. Si pasoje procedura e re pritet te lehtesoje studentet qe kane perfunduar jashte vendit dhe kerkojne tu njihet diploma edhe ne vendlindje.

Dosja e aplikimit sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit

1. Format i aplikimit te plotesuar.

2. Fotokopje e noterizuar te diplomes ose certifikates se diplomimit te legalizuar I me vulen Apostille ose II nga ambasada shqiptare ne ato shtete ku nuk eshte e mundur vula Apostille. Dokumenti duhet te jete i perkthyer dhe i noterizuar. Kur aplikanti e ka te pamundur te siguroje diplomen apo fotokopjen e legalizuar me Apostille ose nga ambasada shqiptare ose nuk i ploteson te gjitha kerkesat me siper dokumenti pranohet ne kete forme dhe verifikimi kryhet nga drejtoria e njohjes se diplomave.

3. Fotokopje e noterizuar te listes se notave te perkthyer e noterizuar.

4. Fotokopje e suplementit te diplomes kur kerkohet nga drejtoria e njohjes se diplomave.

5. Fotokopje e pasaportes dhe certifikate origjinale lindjeje ne raste te ndryshimit te mbiemrit kerkohet edhe certifikata e marteses.

6. Mandatpagese.

7. Program zyrtar i kursit te studimeve i perkthyer e noterizuar i cili nuk kerkohet ne rastet e njohjes se drejtperdrejte percaktuar ne paragrafin 2.2 ne kete udhezim. Kur programi eshte i disponueshem ne faqen zyrtare te internetit ose ne nje variant tjeter zyrtar ne nje nga gjuhet qe njohin specialistet e fushes qe do te bejne vleresimin akademik aplikanti mund te dorezoje programin ne kete gjuhe pa pasur nevoje ta perktheje ne shqip.

Gjuha shqipe do te futet edhe ne universitet

Nese perpara 20 vitesh gjuha shqipe ishte vetem ne sistemin 8-vjecar sot ajo duket se do te ndjeke nga pas jeten studimore te cdokujt qe eshte ende ne bankat e shkolles. Pas vendosjes se mesimit te gjuhes shqipe edhe ne shkollat e mesme kater vite me pare tashme duket se do te hidhet nje hap edhe me i rendesishem vendosja e saj edhe ne sistemin universitar.

Gjate seminarit shkencor per gjuhen shqipe te zhvilluar dje ne mjediset e Fakultetit te Historise dhe te Filologjise se Universitetit te Tiranes drejtuesit e sistemit tone arsimor theksuan nevojen e nje hapi te tille. Dekani i fakultetit mikprites prof. dr. Shezai Rrokaj dhe rektori i Universitetit te Tiranes prof. dr. Dhori Kule deklaruan se ka ardhur casti qe gjuha shqipe te hyje edhe ne te gjitha deget universitare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›