Topalli: Rama duhet te marre shembull nga komuna Velipoje
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kritikoi dje nga Velipoja kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama se nuk eshte i zoti te ndertoje shkolla apo sheshe ne kryeqytet. Ne vijim te turit te saj, "Shqiperia po ndryshon" Topalli i beri thirrje Rames, qe te marre shembull nga kryetari i komunes se Velipojesk e te punoje. "Te marre shembull Edi Rama prej jush, qe nuk nderton shkolla ne Tirane, te marre shembull qe ju keni bere sheshin e komunes dhe ai nuk e ben ne Tirane", u shpreh Topalli para banoreve. Sipas saj, vetem gjate kesaj periudhe, u ndertuan 1.013 shkolla te reja ne 4 vite per Shqiperine dhe shqiptaret. Ndaj sipas Topallit, Shqiperia ne 28 qershor duhet te votoje mazhorancen per te realizuar fitoren me te forte dhe me te thelle ne keto kater vite, si dhe per te vijuar rrugen e integrimit dhe investimeve te medha. "Shpreh mirenjohjen per mbeshtetjen e reformave per nje Shqiperi qe po ndryshon, se ne 28 qershor do te jete nje dite e madhe sepse shqiptaret do te vazhdojne ne rrugen e integrimit evropian", tha Topalli. Ajo akuzoi se te gjitha investimet qe mazhoranca po ben, vijne si pasoje e nderprerjes se vjedhjeve te medha qe opozita beri kur ishte ne pushtet. "A e dini ju qe ne keto 4 vite, vetem shtesa ne pensione dhe ne rroga eshte 13 miliarde, nderkohe qe gjate 8 viteve kjo shtese ishte vetem 4 miliarde leke. Shpesh here pyes veten se ku i conin leket keta njerez? Por vetem vidhnin dhe vetem vidhnin", vijoi Topalli.