Leskaj: Sfida e pare, crrenjosja e varferise
Kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, gjate nje takimi ne komunen Labinot Mal te Elbasanit, eshte ndalur ne nje bashkebisedim me banoret, ku ka shpjeguar programin e ri per ndryshim, te selise roze. "Ky program eshte hartuar bashke me ju, duke marre parasysh problemet tuaja specifike, ne varesi te mjedisit ku jetoni dhe te telasheve qe ju shqetesojne", u shpreh Leskaj per menyren e hartimit te programit qeverises. Sipas saj, sfida e pare e Partise Socialiste eshte crrenjosja e varferise. "Ne nuk mund te pranojme qe njerezit tane te vuajne, qe Shqiperia te jete fshati me i varfer i Evropes. Ne nuk mund te pranojme qe femijet tane, te mbeten kufijve", u shpreh deputetja socialiste. Sipas Leskajt, Partia Socialiste ka zhvilluar nje periudhe te gjate konsultimesh me qytetaret, per t'i mundesuar ata te behen nje faktor direkt ndryshimi e zhvillimi ne jeten e tyre. "Ne kemi ndertuar nje program bashke me ju dhe per ju. Kemi bere nje program dinjitoz per shqiptaret, nje program i cili ka perfillur cdo shqiptar per hallet qe ka, nje program i cili ka marre mendimet e shqiptareve, se si mund te zgjidhen problemet", shpjegoi hartimin e programit, zyrtarja e larte socialiste. Gjate takimeve te kryera, deputetja socialiste shoqerohej dhe nga deputeti i Partise Socialiste, Ndricim Hysa.