"Pas zgjedhjeve vetem nje polici, Policia e Shtetit"
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne nje takim te zhvilluar dje me ish-punonjes te policise ka prezantuar para tyre kapitullin e programit te PS per kete sektor, premtoi se pas 28 qershorit do te ekzistoje vetem nje polici, ajo e shtetit shqiptar. "Shtetit shqiptar i duhet vetem nje polici, dhe jo shume polici si strukturat aktuale, ku mund te permenden polici pyjore, elektrike etj", arsyetoi qendrimin e tij lideri socialist. Ne kete menyre, sipas tij, shume struktura te titulluara polici, krijojne konfuzion dhe mbivendosje. "Me lejoni te vij tek pika qe une mendoj se eshte edhe "thembra e akilit". Aty ku ne do te godasim qysh ne fillim. Nuk mund me te shkojme perpara, duke pasur 10 polici te tjera krahas Policise se Shtetit", u shpreh Rama, perpara ish-policeve. Ai theksoi se ka paqartesi ne pergjegjesi, paqartesi ne kufijte e pergjegjesive nga njera tek tjetra, te cilat krijojne alibi nga me te cuditshmet dhe jane shtrati me i infektuar i korrupsionit, i mungeses se efektshmerise se shtetit, ne raport me rendin e me sigurine dhe i militantizmit te shtetit ne funksion te partise ne pushtet. "Nuk do te kete me 10 polici, nje polici e veshur me gri, nje polici e veshur me jeshile, nje polici e veshur me bojeqielli, nje tjeter me te verdhe, njerez te punesuar me tesera partie, qe shperndahen neper territor per te nxjerre buken e gojes", kritikoi sistemin e tanishem kryesocialisti. Nderkohe qe sipas Rames, territori i Shqiperise eshte teresisht jashte kontrollit ne aspektin e prones publike, ne aspektin e prones private, ne aspektin e sigurise publike dhe private, qe ka nderkohe nje kontroll qe le shume per te deshiruar. "Ajo qe ne do te bejme eshte nje polici, Policia e Shtetit", premtoi lideri i partise me te madhe ne opozite. Gjithashtu ai premtoi se edhe Policia e Shteti Shqiptar, do te ece ne nje rruge te re me ardhjen ne pushtet te socialisteve, me me shume dinjitet e me shume siguri per shtetasit shqiptare. Gjate fjales se tij kryesocialisti u perqendrua ne sigurine kombetare, duke sqaruar se PS ne qeverisje do te krijoje nje strukture te integruar te sigurise kombetare. "Ne duam dhe do te ndertojme nje strukture te integruar te sigurise kombetare, e cila do te jete pergjegjese per permiresimin e faktoreve te rrezikut qe i kanosen sigurise dhe do te planifikoje politikat e integruara te nderhyrjes, sipas rastit", sqaroi kryesocialisti. Kjo strukture sipas tij, do te hartoje politikat per rendin dhe sigurine publike, per sherbimin e emergjencave civile, per sigurimin dhe qarkullimin e informacionit te klasifikuar dhe per mbrojtjen e integritetit territorial. "Dinjiteti dhe figura e punonjesit te policise duhet te ringrihet", u shpreh Rama perpara punonjesve te liruar nga detyra.