Milo: Me 10 maj, kongresi per zgjedhjet
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, lajmeroi diten e djeshme se partia e tij me 10 maj do te mbaje Kongresin e saj elektoral. Kongresi elektoral i se dieles, do te miratoje programin elektoral te PDS-se, si dhe listat e 140 kandidateve per deputete qe do te garojne dhe udheheqin PDS drejt arritjes se objektivave te saj ambicioze ne keto zgjedhje", tha Milo. Ai gjithashtu beri te ditur se Komiteti Drejtues i Tiranes, forumi me i larte i partise per kete qark, miratoi sekretarin politik te partise, Artur Duckallarin, si kryesuesin e ekipit elektoral dhe fushates se PDS-se ne Qarkun e Tiranes ne zgjedhje. Milo sqaron se zyrtarizimi i koalicionit me Partine Socialiste, tanime eshte nje ceshtje teknike e cila do te institucionalizohet ne ditet ne vijim. "PDS me aleatet e saj, do te kete nje program te perbashket i cili do te coje koalicionin e fitores ne nje bashkeqeverisje te suksesshme, menjehere pas zgjedhjeve", u shpreh lideri i PDS.