Njohja e pavaresise finalizohet strategjia lobuese

Institucionet e Kosovës kanë finalizuar strategjinë lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës e cila është prezantuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë. Strategjia përmban mbi 300 faqe e synon që brenda një kohe të shkurtër të rrisë numrin e njohjeve për Kosovën.
Dokumenti përfshin argumentet me atë të cilave diplomatët bazojnë punën bindëse për njohjen e Kosovës dhe përfundon me një plan operacional të lobimit i cili u tha se do të mbetet konfidencial.
“Procesi i njohjes është proces i vështirë, shumë kompleks dhe kërkohet shumë energji. E falënderoj shumë zv/kryeministrin Pacolli për punën e madhe që ka bërë dhe që prezantoi në raportin e tij. Dokumenti ynë përmban edhe orientimet strategjike, orientimet strategjike nënkupton që ne duhet t’u qasemi në mënyrë individuale”-tha Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i ngarkuar për njohje, Behgjet Pacolli ka prezantuar aktivitetin e tij disa javor lobues me autoritetet në shtetet afrikane.
“Nga data 18 të muajit të kaluar deri pardje kam qenë i angazhuar në një rrugë të gjatë të lobimit nëpër vendet afrikane”- theksoi ai.
Pacolli tha se në këto takime ka marrë premtime për njohje të reja për Kosovën, të cilat ai tha se do të vijnë shumë shpejt.
Bul Salihu