Njohja ose jo e zgjedhjeve, kryesia e PS ndahet më dysh
Bojkoti i parlamentit kundërshtohet nga deputetët. Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani janë disa nga emrat që janë shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga deputetët e PS-së.
TIRANE-Pas pak ditësh, drejtuesit socialistë do të duhet të vendosin përfundimisht për hapat politikë. Pas përfundimit të ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor, në kryesinë dhe në forumet e tjera të PS-së pritet të hapet një debat edhe më i ashpër. Tashmë janë shfaqur mendimet e ndryshme të anëtarëve të kryesisë së partisë në opozitë. Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani janë disa nga emrat që janë shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga deputetët e PS-së. Ndërsa, kryetari Edi Rama dhe një pjesë tjetër e anëtarësisë së kryesisë mbrojnë qëndrimin e mospjesëmarrjes në Parlamentin e ardhshëm dhe të mosnjohjes së këtij rezultati zgjedhor. Nga ana tjetër, në fillimet e procesit ankimor nga zyrtarët socialistë u hodh edhe ideja e organizimit të protestave popullore, në rast se PS-së nuk do t’i kthehej mandati i 9-të në Fier, i pesti në Berat apo nuk do të rinumëroheshin Shkodra, Tirana. E në fakt, gjërat duket se shkuan mirë deri tani vetëm me Fierin, ndërsa Berati përfundimisht nuk u dha një mandat të 5-të socialistëve. Siç u la edhe në mbledhjen e ditëve më parë të kryesisë së PS-së, do të ketë një tjetër, e cila do të merret edhe me analizën e rezultatit të zgjedhjeve. Kërkesa për një analizë u bë në mbledhjen e fundit nga Ben Blushi, i cili ka shfaqur publikisht kundërshtitë e tij, me idetë e kryetarit Rama sa i përket edhe hyrjes në Parlament, por edhe protestave. Nuk dihet ende nëse PS-ja do të nisë protestat, pas deklarimit të rezultateve dhe dhënies së mandateve nga KQZ-ja, apo nëse do të ndryshojë qëndrim për shkak të mosarritjes së një mendimi unanim apo ndërhyrjes ndërkombëtare.
(s.g/BalkanWeb)