E Shtunë, 31 Tetor 2026

E cfare rendesie ka


Edval Zoto - Në një shkrim të tijin, publicisti Irvi Hyka shtron pyetjen: “Sa shtete e kanë njohur Kosovën?” duke marrë shkas nga debati më i fundit mbi tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Guineja Bisaut dhe Gabonit.

Ky debat nuk u zhvillua nga dokushdo, por nga vetë ministrat e Jashtëm të Kosovës e Serbisë. Por çfarë rëndësi ka ky fakt, qoftë i vërtetë apo i rremë, apo dhe gjysmë i vërtetë dhe gjysmë i rremë siç rezultoi? Në të vërtetë pyetja që duhet shtruar është: “Cila është nevoja e Kosovës për t’u njohur si shtet nga shtete të këtij rangu, pra të largëta dhe pa kurrfarë rëndësie strategjike, ekonomike, politike apo kulturore të drejtpërdrejtë me të, apo dhe të tjerë që se kanë njohur akoma?”.

Që pas shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti më 17 shkurt të vitit 2008, shteti i Kosovës është njohur nga pjesa më e madhe e shteteve perëndimore, të cilat, përveç afrisë gjeografike dhe kulturore, kanë luajtur dhe luajnë rolin kryesor në të gjitha aspektet e ekzistencës së tij. Përderisa shpallja e pavarësisë nga autoritetet kosovare u bë në kundërshti me qëllimet e Serbisë fqinje, pjesa tjetër e këtyre vendeve europiane nuk pranon ta njohë de juro Republikën e Kosovës. De facto Kosova pranohet si shtet nga të gjithë. Gjithashtu de juro njohja e një shteti është një vendim i pakthyeshëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Në të drejtën ndërkombëtare ka dy qasje mbi çështjen e njohjes së shteteve të krijuara rishtazi, qasja deklarative dhe ajo konstitutive. Sipas së parës, që një shtet të njihet si shtet duhet të ketë një territor të caktuar, popullatë të përhershme, organe qeverisëse, si dhe aftësi për të vendosur marrëdhënie me shtete të tjera, ndërsa sipas së dytës, një shtet njihet si shtet kur shtete të tjera e njohin si të tillë. Këto dy qasje nuk janë vetëpërjashtuese. Në vetvete nevoja e një shteti për t’u njohur nga një tjetër ka për qëllim zhvillimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve midis tyre dhe për pasojë rritjen e influencës së ndërsjellë të shteteve në arenën ndërkombëtare. Njohja më e plotë që mund t’i bëhet një shteti realizohet kur ai njihet si anëtar me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përmes një procedure që nis me propozimin e Këshillit të Sigurimit dhe përfundon me miratimin e tij nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate.

Le të rikthehemi te rasti i Kosovës, me qëllim përgjigjen ndaj pyetjes së parashtruar. Një nga synimet kryesore të republikës më të re ballkanike është shtimi i numrit të shteteve që e njohin atë. Është një synim kryesor, pasi për arritjen e tij gjenden të angazhuar një numër i madh faktorësh të brendshëm e të jashtëm. Ndër faktorët e jashtëm përmenden shtete të ndryshme partnere, duke filluar nga shtetet e para perëndimore që e njohën, me në krye SHBA-në e duke përfunduar me partnerin natyral, Shqipërinë. Ndër faktorët e brendshëm përmenden klasa politike vendase, duke filluar me “të parin” zv.kryeministrin e parë, ministrat përkatës, si dhe diplomatë profesionistë apo ambasadorë të vullnetit të mirë. Një i tillë është edhe piloti James Berisha, i cili ka kryer një detyrë të tillë individualisht derisa për fat të keq avioni i tij “i pavarësisë” u aksidentua në Sudan(?!). Fatmirësisht z. Berisha i shpëtoi paq aksidentit dhe gëzon një shëndet të mirë!

Gjithashtu është një synim kryesor, pasi aktivitetit lobues për njohjen e pavarësisë i rezervohen fonde prej disa qindra-mijëra euro në vit. Këtu hyjmë te kostoja e këtij synimi. Përveç kostos financiare ky synim ka treguar të ketë edhe kosto politike e për rrjedhojë edhe sociale, përderisa bëhet fjalë për një shtet shqiptar në tranzicion. Siç e përmenda dhe më parë një miriadë e tërë faktorësh të brendshëm politikë merren pikërisht me këtë synim. Përveç Ministrisë së Punëve të Jashtme, nënkuptohet ministri si përfaqësues personal i vullnetit të Presidentit(es) në fushën e diplomacisë, që duhet të jetë aktori klasik, i cili duhet të trajtojë këtë çështje me këtë detyrë sipas një vetangazhimi të vetëdeklaruar patriotik e “paksa” filantropik, merret edhe “i pari”, zv.kryeministri i parë i Kosovës z. Behgjet Pacolli. Ndoshta sipas kabinetit qeveritar, njëri prej gjashtë zv.kryeministrave(?!) duhej të merrej pikërisht me këtë gjë, domosdoshmërish “i pari”. Autoriteti në fjalë ishte dhe i pari President i Kosovës i zgjedhur në mënyrë antikushtetuese. Për rrogën e tij, megjithëse e administron në mënyrë filantropike, paguajnë taksa qytetarët e Kosovës! Kjo i shtohet kostos financiare, por le të mbetemi te kostoja politike dhe rrjedhimisht sociale. Pikërisht ky dualizëm apo dhe më tepër tregon se autoritetet kosovare krahas synimit madhor kanë edhe synime individuale, të cilat i arrijnë përmes trumbetimit të meritave të shtimit të numrit të njohjeve të shtetit, të cilit i shërbejnë. Rivaliteti midis Hoxhajt dhe Pacollit është më i njohur për publikun në Kosovë sesa në Shqipëri. Kjo mund të përbëjë një avantazh edhe për kundërshtarët e fushatës për njohjen e Kosovës, si për shembull diplomatët homologë serbë! Në një rast tjetër nga spektri politik kosovar, kanë ardhur akuza në drejtim të z. Pacolli se përdor këto udhëtime, kohët e fundit kryesisht në vende “ekzotike”, për arsye biznesi personal. Pacolli u kundërpërgjigj nga pika kufitare “problematike” e Merdares, se këto ishin asgjë më shumë se “dallavere” dhe se “partneri i tij i vetëm” ishte Kryeministri Thaçi. Domosdo “i pari” nuk mund të ketë shef, ashtu siç ndodh të cilësojë zv.kryeministri Kryeministrin në vende ku në qeveri ka më pak zv.kryeministra, por vetëm partnerë!

Për ta mbyllur me kostot, duke iu referuar të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe progres-raportit të vitit 2010 të hartuar nga Komisioni Europian për Kosovën, në vend 45% e popullsisë është e papunësuar dhe po kaq janë të varfër ose tejet të varfër.

Por cili është efektiviteti apo përfitimi përfundimtar i procesit të zgjerimit të njohjeve të shtetit kosovar? Përfitimi final i Kosovës nga njohja e saj si republikë e pavarur, përveç atij të vendosjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve me shtete të tjera për arsye të qarta ekonomike dhe politike (objektiv të cilin Kosova e ka arritur pasi njohjet e deritanishme janë të mjaftueshme për të avancuar programin e saj të zhvillimit të vendit, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjet e ndryshme me Serbinë që de facto e njohin atë si shtet më vete), mund të jetë anëtarësimi në OKB. Por ky është një synim i paarritshëm, edhe nëse numri i shteteve që e njohin e kalon gjysmën e numrit të anëtarëve në Asamblenë e Përgjithshme. Pa miratimin e Kinës dhe Rusisë është e pamundur t’i propozohet njohja e Kosovës Asamblesë dhe çfarëdo zgjidhje tjetër në kuadrin e OKB-së me përfshirjen e shumicës së Asamblesë së Përgjithshme nuk do të kishte asnjë efekt detyrues apo juridik ndërkombëtar.

Në këtë aspekt, lobimi apo angazhimi në nivelet e deritanishme me qëllim njohjen e Kosovës, sidomos nga shtete pa kurrfarë afrimiteti me të, është një ndërmarrje që nuk sjell përfitim real. Duke i shtuar këtij fakti dhe pasojat në Kosovë të këtij procesi, kjo ndërmarrje sado e propaganduar ka një kosto të madhe, qoftë në angazhim, apo në vlera monetare, të cilat Kosova aktualisht po i humb. Njohja e Kosovës nga shtete të tjera do të ndodhë edhe pa angazhimin aktual diplomatik të cilitdo aktori, vetvetiu, kur Kosova të jetë faktor zhvillimi ekonomik, demokratik e kulturor. Një gjë e tillë është e mundur edhe vetëm nëpërmjet angazhimit serioz në çdo fushë me vendet që aktualisht e kanë njohur atë de facto apo de jure dhe kryesisht ato perëndimore.

Gazeta "Shqip"

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Potenciali i madh i manipulimit të regjistrimit etnik
Adri Nurellari - Me kalimin e ditëve po afrohet nisja e procesit të regjistrimit të popullsisë, sikurse edhe po ashpërsohet debati për përfshirjen për herë të parë në Shqipëri të dimensionit etnik dhe fetar në të. Një gjyqtar që flet dhe apatia që të tremb më shumë se krimi
Mustafa Nano - Në një intervistë dhënë Anila Bashës, kryetari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, bëhet gjyqtari i parë që ngre zërin kundër një situate të rëndë. Topalli: Reflektim kushteve të tranzicionit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori pjesë në forumin e demokracisë, në SHBA. Reforma, PS, propozimet sipas 12 prioriteteve te BE
Partia Socialiste ka avancuar përpjekjet për kryerjen e një reforme parlamentare që synon funksionimin e duhur të parlamentit, që është edhe kërkesa e parë në listën e 12 prioriteteve caktuar nga Bashkimi Evropian. Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti
Kolegji Penal i Gjykates së Lartë vendosi për ekspertët që do të verifikojnë sërish video-përgjimin e skandalit Meta-Prifti, që të tre specialistë shqiptarë në fushën e teknogjisë.

Lajmet kryesore

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Londër, dënohet vrasësi shqiptar
Doganierët vendosen në veri
SHBA, momente ankthi në bazën ushtarake
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›