Vendimi i Kushtetueses festime te emigranteve ne Greqi

Arkiv Në Athinë janë regjistruar festime të aktivistëve të Aleancës Kuqezi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shpalli antikushtetuese dispozitën për ndryshimin e kombësisë.
Qindra emigrantë në Greqi mbështesin Aleancën Kuqezi, e cila krijoi degen e saj ne Athinë. Ata bënë thirrje kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike.
Gjykata vendosi me 6 vota pro dhe 2 kunder per te rrezuar dispoziten e ketij ligji miratuar ne vitin 2009 qe percakton procedurat e ndryshimit te kombesise ne ligjin per Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si antiligjor, Kushtetuesja ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit kombësi.
Padia RegjistrimiRegjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike Rrëzohet ndryshimi i kombësisë "Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës" në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nga nenet e ketij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.
Ne baze te ketij ligji gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene ankimimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu.
Aleanca Kuqezi: Kombësia nuk shitet e ndryshohet
Pas vendimit, i menjëhershëm ishte reagimi Aleancës Kuqezi duke e cilësuar vendimin si historik.
"Në një vendim historik Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat, të cilat lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë. Besoj se është një sfidë tjetër e fituar e Aleancës Kuqezi dhe unë sot pyes a ka njeri ende në Shqipëri që nuk e kuptuar se ndryshimi i kombësisë është antikushtetues, a ka ende njeri sot në Shqipëri që nuk e ka kuptuar se procesi i regjistrimit mbi baza etnike është një proces në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. A ka ende njeri në Shqipëri që nuk e kupton se ky kuvend në të paktën dekadën e fundit ka votuar ligje të cilat jo vetëm që jo janë në kundërshtim me kushtetutën, por janë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kombësinë nuk mund ta ndryshosh, ta tjetërsosh apo ta shesësh. Vendimi i Gjykatës Kushtetutës ndau integritetin nga servilizimi, ndau njëherë e mirë kuqezinjtë nga faqezinjtë", tha Endrit Shabani, përfaqësues i Aleancës Kuqezi.
Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuqezi qeveria tashmë duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik, duke qenë se Gjykata Kushtetuese delegjitimoi ndryshimet e kombësisë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.
Sondazh
Regjistrimi, mendoni se po behen pazare ne dem te kombit per hir te integrimit ne BE?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_370'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(370); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit
Mitrovicë, incidente në pjesën veriore
KE, kontroll edhe në kufi
SHBA, momente ankthi në bazën ushtarake
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja