Njohjet po përvetësohen

Nga ana tjetër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka quajtur skandaloze përvetësimin e njohjeve të Kosovës nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
“Në qoftë se keni parë këto ditë e fundit, kemi parë disa skandale të llojit të vet në aspektin protokollar, dhe në aspektin e veprimeve dhe papërgjegjshmërisë në qeverisje. Nëse i shihni deklarimet që i kanë bërë zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, sjellin konflikt për meritat që mendojnë se ato janë meritat personale për njohjet të Kosovës. Po mundohen t’i privatizojnë këto njohje, që realisht janë obligim i tyre institucional dhe ligjor që t’i zbatojnë, sepse këta janë përfaqësues të shtetit të Kosovës”, ka thënë deputeti Gashi.