E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami dhe Harasani, të ‘frikësuar’ nga përjashtimi në PS

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 13:30

Prej disa ditësh, deputetët e PS-së, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë muajve të fundit, janë shfaqur në gazetat pranë qeverisë, duke kritikuar kreun e forcës së tyre politike, Edi Rama.

Por, tashmë ata, në prag edhe të Kongresit të PS-së, kanë filluar gjithmonë e më shumë të përmendim përjashtimin nga PS-ja.

Duket sikur ata e kërkojnë me ngulm që Rama t’i përjashtojë nga PS-së, pasi pavarësisht se kanë dalë kundër partisë së tyre, u duket ende e pabesueshme që nuk janë përjashtuar.

Me përjashtimin nga PS-së, ata do të kishin një arsye më shumë për ta sulmuar Ramën dhe PS-në. Por, deri më tani, ata janë injoruar dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre. (Gazeta Tema)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›