Nju Jork FBI akuza ndaj nje shqiptari per ndihme ndaj nje grupi terrorist

Autoritetet amerikane ngriten te premte akuza ndaj Agron Hasbajrami me banim ne Nju Jork dhe shtetesi shqiptare per dhenie ndihme materiale nje grupi terrorist.
Sipas Zyres se FBI-se ne Nju Jork Agron Hasbajrami synonte te shkonte ne Pakistan per tu bashkuar me nje grup xhihadist. Per te realizuar kete synim ai kishte shkembyer mesazhe permes e-mailit me nje kontakt ne Pakistan dhe kishte shprehur deshiren te vdiste si martir.
Sipas akuzes ai synonte te behej pjese e ketij grupi qe kishte vrare ushtare amerikane. Sipas autoriteteve amerikane Hasbajrami kishte derguar mbi 1 mije dollare ne Pakistan per te mbeshtetur grupin terrorist.
Ne 11 gusht ai kishte blere nje bilete ajrore per te shkuar ne Pakistan permes Turqise. Me pas ai e anuloi bileten dhe bleu nje tjeter per me 6 shtator.
Hasbajrami u arrestua ne aeroportin nderkombetar te Kenedit ne Nju Jork ndersa po behej gati te hypte ne avion per ne Turqi. Ne se shpallet fajtor nen akuzat per mbeshtetje materiale per grupet terroriste ai mund te denohet me 15 vjet burg.