E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa drita. Kaos ne Kaliforni Arizona e Meksike

  Zhyten në errësirë dy shtete amerikane dhe pjesë të Meksikës si pasojë e një black out-i që mund të zgjasë deri në 2 ditë. Janë 5 milion të prekurit nga ndërpreja e energjisë në Kaliforni ,  Arizona dhe Meksikë.  Qyteti më i prekur ishte San Diego ku u anulluan të gjitha fluturimet ndërsa reagimi i autoriteteve nuk arriti të evitonte kaosin masiv.

Hetimet kanë filluar për të zbardhur shkakun e  black out-it dhe arsyen pse u përhap ndërpreja e energjisë në tri shtete. Një ndër shkaqet mendohet të jetë dhe i nxehti ekstrem.

Zyrtarët thanë se një linjë tensioni nga Arizona në Kaliforni doli jashtë shërbimit pas procedurave rutinë të ndërmarra në një nënstacion në Arizona. Sipas kompanisë elektrike  bëhet fjalë për një gabim njerëzor të pasuar nga një dështim i sistemit, por në asnjë rast nuk bëhej fjalë për një  akt të qëllimshem.

Në Los Angeles u ndalën trenat e metrosë ndërsa në dhjetor u desh ndërhyrja e forcave të shpëtimit për të zhbllokuar dhjetëra vetë të bllokuar nëpër ashensorë apo  fëmijë që mbetën të bllokuar nëpër kende lojërash. Përpos mungesës së energjisë një tjetër problem me të cilën përballen banorët  është mungesa e ajrit të kondicionuar ndërsa temperaturat janë ekstreme.

Në rajonin e Tijuanas në Meksikë, black out-i ndërpreu punën dhe në spitale dhe zyra qeveritare. Menjëherë u mbyllën dhe autostrada e pika kalimi në kufi ku funksionojnë vetëm pistat për kalimtarët.

Black out-i masiv u shkaktua ndërsa një punonjës  në një nënstacion të Arizonës gaboi në mbylljen e një linje të dëmtuar  të furnizimit me energji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›