Sanksione mbi Sirine. Alen Zhupe bisedime me Lavrov

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe të Francës ndanë mendime të ndryshme në lidhje me një vendim të mundshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve kundër Sirisë. Gjatë një takimi në Moskë, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov kritikoi përdorimin e sanksioneve si një mjet presioni ndaj shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare në Siri.
Moska qëndron në favor të një strategjie të përbashkët për të zgjidhur problemet në rang ndërkombëtar. Ndërsa homologu francez, Alen Zhupe i kërkoi Rusisë të heqë dorë nga kundërshtimi i sanksioneve dhe t’i mbështesë ato në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për t’i dërguar një sinjal të fortë presidentit sirian Al Asad.
Por Lavrov nuk ka lënë të kuptohet në asnjë moment se mund të luhatet nga pozicioni i saj, që përfshin edhe vendosjen e vetos kundër sanksioneve për Damaskun.